Përse nuk duhet vlerësuar Kirurgët vetëm për nga numri i operacioneve?

Shkruan : Dr.Enver Fekaj
1. Rrallehere kirurget kane pasur hapesire mediatike per te shpjeguar ne menyre kompetente punen e tyre, veshtiresite, brengat dhe aspektin e sofistikuar te asaj qe quhet kirurgji 
2. Puna e kirurgut nuk eshte vetem operacioni. Ajo shtrihet ne shume dimensione tjera: pergatitja e pacientit ne fazen preoperatore, faze kjo qe mund te zgjate disa ore te rastet urgjente, ose disa dite per operacionet elektive 
3. Pergatitja preoperatore perfshin evaluimin klinik, laboratorik e imazherik te pacientit. Poashtu, ne kete faze ordinohet terapi e sofistikuar me qellim qe gjendja e pacientit te permiresohet ne optimumin e duhur sipas standardeve bashkekohore shkencore e profesionale 
4. Ne fazen pasoperatore, poashtu, behet percjellja dinamike e pacientit te operuar, qe nenkupton evaluimin klinik, laboratorik e imazherik si dhe ordinimin e terapise adekuate dhe modifikimin e saj sipas gjendjes se pacientit
5. Nje numer I konsiderueshem I operacioneve, po qe se kalkulohet çmimi I tyre, sipas standardeve europiane e boterore, kushtojne nga disa mijera euro deri ne dhjetera mijera euro ose me teper 
6. Nese kalkulohet se a duhet paguar kirurgu, bazuar ne numrin e operacioneve, atehere shtrohet nje pyetje e thjeshte: Çka duhet bere me mjeket e profileve tjera qe kurre nuk operojne siç jane: mjeket fiziater, infektologet, mjeket pediater, internistet e te tjere, nderkohe qe pajtohem qe lartesia e pages duhet te modifikohet bazuar ne numrin e operacioneve, llojin e tyre dhe suksesin e kirurgut

7. Per te gjithe ata qe kane dilemen se a duhet luftuar kirurget apo duhet luftuar per ta, kam nje rekomandim :  Mos i luftoni kirurget, por luftoni per ta. Eshte kjo nje ndermarrje e ndershme, etike, e drejte dhe per me teper eshte pergjegjesi
Shih edhe:  Shining new light on stepparent fairy-tale stereotype -- ScienceDaily

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *