Përse të rinjtë tanë “tremben” nga studimi i mjekësisë?

Me dr. Mentor Bilallin albinfo.ch ka biseduar lidhur me studimet e
mjekësisë në Zvicër, hezitimin e të rinjve shqiptarë për të studiuar
këtu, për ndryshimin në mes të Ballkanit dhe Zvicrës sa u përket
kushteve të studimeve etj.

Fluksi i mjekëve që vijnë në Zvicër nga jashtë po vazhdon derisa nga
universitetet e vendit del gjithnjë e më pak personel mjekësor, së paku
më pak se sa ka nevojë. Gati një e treta e të gjithë mjekëve në Zvicër
kanë një diplomë të huaj, sipas statistikave të Shoqatës Mjekësore të
FMH-së.

Këto të dhëna, me mundësinë që edhe mjekët shqiptarë me diploma të
huaja të inkuadrohen në profesionen e tyre në Zvicër, e gëzojnë
mantelbardhin kosovar të shkolluar në Zvicër, i cili aktualisht po ndjek
specializimin e dytë në gastroenterologji dhe hepatologji në Klinikën
Universitare të Cyrihut. Por në anën tjetër atë e shqetëson fakti pse të
rinjtë tanë që jetojnë këtu, po hezitojnë të studiojnë mjekësinë në
Zvicër.

Fakti se je i huaj, nuk të pengon të studiosh mjekësinë

Për Mentorin janë disa faktorë që po i “trembin” të rinjtë të mos
studiojnë mjekësinë me gjithë privelegjet që ofron shteti për të rritur
numrin e vendeve për studime në mjekësi. “Nuk janë vetëm shqiptarët por
edhe zviceranët që hezitojnë vetëm nga fakti se studimet në mjekësi
zgjasin gjashtë vite, duke shtuar pastaj edhe 4-6 vite tjera për të
përfunduar një specializim. Këtu hyn edhe perceptimi i njohur që
mjekësia është një prej drejtimeve më të vështira për të studiuar”,
thotë doktori nga Kosova, Mentor Bilali. “Pastaj disa nga të rinjtë po e
mendojnë rrugën më të shkurtër deri te profesioni e që studimet në
mjekësi nuk ta ofrojnë këtë komoditet. Do të thotë si mjek duhet të
sakrifikoni nga vetja”, thotë Mentori duke treguar për arsyet që
e kanë shtyrë që të bëhet mjek në Zvicër.

“Që në fëmijëri e kam çmuar profesionin e mjekut dhe deri më tani i
kam mbetur besnik vizionit tim. Është kënaqësi dhe ndjenjë e
papërshkrueshme që të jesh pranë dhe në mbështetje të njeriut kur ai më
së shumti ka nevojë për ty”.

Mentori Bilalli hyn ndër mjekët e gjeneratës së parë të komunitetit
shqiptar që gjithë shkollimin e ka bërë në Zvicër. Vendi ofron shumë
mundësi për t’u bërë një mjek i suksesshëm dhe asnjëherë kjo nuk varet
nga origjina apo gjendja ekonomike e familjes. “Fakti që je i huaj e që
ndoshta si i ri nuk i ke mjetet e mjaftueshme për të studiuar nuk të
pengon të bëhesh mjek”, tregon për privilegjet që ofron Zvicra për
shkollim duke mos përjashtuar kriteret rigoroze të provimit pranues.
“Secili mund të studiojë mjekësinë në Zvicër. Mjafton të ketë vullnet
dhe pasion për këtë profesion”.

Gjithkund ka mjekë të mirë por kushtet nuk janë gjithkund të njëjta

Doktori nuk ka asgjë kundër mjekëve që vijnë nga jashtë dhe asnjëherë
nuk ka shprehur ndonjë rezervë ndaj tyre. Perkundrazi në shume raste
ishte kontaktuar për t`i udhëzuar ata në mënyrën më të mirë të mundshme
që të inkuadrohen në profesionin e tyre këtu në Zvicër. “Një mjek që ka
kryer studimet me dije në Prishtinë, Tiranë apo Shkup mund të jetë pa
dyshim mjek i mirë edhe në Cyrih, por natyrisht dallojnë standardet e
Zvicrës e të Gjermanisë nga ato të vendeve në Ballkan apo në Evropën
Lindore. Nuk është i njëjtë specializimi në Klinikën Universitare të
Cyrihut sikur specializimi në ndonjë vend tjetër jashtë shtetit
helvetik”, thekson Mentori dhe tregon se pse ia ka mësyrë specializimit
në gastroenterologji dhe hepatologji.

Klinika universitare e Cyrihut njihet si njëra nga më të mirat në
gastroentrologji dhe hepatologji. “Është i vogël numri i
gastroenterologëve dhe hepatologëve në Zvicër dhe vendet e
specializimive jane të kufizuara, por mua më ka sfiduar ky drejtim si
mjekësi interno invazive që është shumë i gjerë dhe me kompleksitete të
ndryshme”, thotë Bilali

Ende pak studentë shqiptarë të mjekësisë

Njëri prej shkaktarëve që mund të ketë ndikuar që të mos ketë më
shumë mjekë shqiptarë të shkolluar në Zvicër është edhe ai se gjenerata e
parë e emigrantëve shqiptarë ka hasur në sfida tjera më primare se sa
për të vlerësuar shkollimin e fëmijëve të tyre. Çdo ditë e më shumë
fatmirësisht po shtohet numri i studentëve shqiptarë në Zvicër, por në
krahasim me numrin e shqiptarëve këtu, ai është ende i vogël. Duke pasur
parasysh se cila pjesë e popullit shqiptar e ka ndjekur fatin në mërgim
dhe cilat kanë qenë qëllimet e gjeneratës së parë, arsyetohet kjo
dukuri. Synimet e gjeneratës së parë ishin për të krijuar kushte
themelore për një të ardhme më të mirë në vendlindje. Kjo do të thotë që
mundësitë ishin të vogla për t’iu kushtuar shumë shkollimit të tyre
këtu në diasporë. Gjenerata e dytë dhe e tretë kanë filluar të
përparojnë në këtë drejtim”, thekson doktori. Ai thotë se ndonësae ka të
rinj që studiojnë edhe mjekësinë, domninojnë ata që studiojnë ekonominë
ose drejtësinë.

Në fund, doktori u drejton një thirrje të rinjve lidhur me ardhmërinë
e tyre profesionale. “Të gjithë ata që admirojnë mjekësinë, mos të
dekurajohen për asnjë arsye, por me vullnet dhe bindje të plotë t`i
synojnë studimet në mjekësi. Megjithatë, është ndjenjë e mirë kur
shpëtoni jetën e dikujt”, thotë dr. Mentori.

Në specializim të dytë

Mentor Bilali është me prejardhje nga Breznica, komuna e Bujanocit,
por, prej vitesh familja e tij është shpërngulur në Gjilan. Në moshën
4-vjeçare kishte migruar në Zvicër. Shkollën fillore e ka të kryer në
Reiden të Kantonit të Lucernit. Gjimnazin e ka përfunduar në Sursee, në
po këtë kanton. Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar pas 6 vjetësh
studime në vitin 2008 në Universitetin e Baselit. Specializimin e parë
që kishte zjatur 3 vjet, e ka bërë në kirurgji (kirurgjia e përgjithshme
dhe abdominale), në Spitalin Kantonal në Olten dhe në urologji në
Spitalin Universitar të Bernës (Inselspital). Pastaj 3 vite e gjysmë i
kanë kaluar për specializim të mjekësisë interne në Klinikën
universitare në Aarau (AG). Aktualisht ai po e ndjek specializimin e
dytë në gastroenterologji dhe hepatologji në Klinikën Universitare të
Cyrihut, që do ta përfundojë në vjeshtën e vitit të ardhshëm 2018.

Related posts:

Dr. Ferat Sallahu, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale
Mjekët, objekt sulmi në vendin e tyre të punës
#CME #NMJ SINGLE ANSWER QUESTION Regarding The Nicotinic Cholinergic Receptors At The Motor End Pl...
Mjeku maqedonas i lë në baltë banorët e Bukoviçit të Shkupit dhe emigron në Gjermani
Vizitova fabrikën e miellit "Vali" në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku falënderova pronarët d...
Ja pse patatet e skuqura janë kancerogjene
Mjeku Shqiptar i cili jeton dhe punon në Suedi
A rriten shanset për të ngelur shtatzënë nëse kryeni marrëdhënie seksuale çdo ditë?
Avokati i Popullit për Ligjin e Pagave: Kushtetuesja të ketë në konsideratë interesin e të punësuarv...
Pse Bota dhe Mjekësia ka frikë nga viruset!
Ndihmoni fëmijët të bëhen aktiv pas shkolle!
Doktorët shqiptarë në Londër rrëfejnë betejën e tuar ndaj COVID-19
Shënohet viktima e 5 në Kosovë nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dënon dhunën ndaj mjekëve: Dënim maksimal agresorëve
Spanjë, 812 të vdekur dhe 7 600 të prekur nga koronavirusi brenda 24 orëve
Spanja shënon rënie të numrit të viktimave, 637 të vdekur në 24 orë, më e ulëta prej 24 marsit
Sukseset s'ndalen: kthehen në funksion të plotë sallat e Ortopedisë
Doktorët që braktisën vendin, të kënaqur me kushtet në Gjermani
DY RASTE TË REJA ME COVID-19! Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologj...
Psikologu Fitim Uka: Shkolla jonë dëmton seriozisht shëndetin
Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të
Gripi mbush Spitalet, mjekët: Situata nën kontroll
Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !
Shumica dërmuese e kushtetutave të vendeve me demokraci parlamentare nuk e kanë të shkruar me afate ...
5 Must-Follow Rules If You Want to Get Strong
Revista “INFERMIERI 2.0”
Situata me COVID-19, specialistja e ISHP-së Silva Bino: Janë prekur 41 persona nga stafi mjekësor
Dr.Vigan Vokshi: 24 orë kujdestari dhe pagesa zero
Çka është Mitra?
Ja sa operacione u kryen për 24 orë në QKUK
Abuzimi emocional - Çka është, si manifestohet dhe cilat janë shenjat?
20 raste të reja me coronavirus
Dy adoleshentë krijojnë dorashkën që bën shurdhmemecët të flasin
Vertigo cerebrale
Gabimet që mund t’i bëni për t’u mbrojtur nga dielli
24 vite shkollim për t'u bërë Kirurg por paga më e vogël se e një pastruesi
Si quhet organi embrional përmes të cilit ushqehet embrioni i gjitarëve?
“Me 50 ml alkool arrestohesh, kur pi kokainë mund të drejtosh bashki e qeveri”/ “Shpërthen” mjeku i ...
Kirurgët meritojnë përkrahje të plotë në realizimin e kërkesës së tyre për rritje të rrogës
Kërkohet pensionimi i parakohshëm i mësimdhënësve me sëmundje të rënda
Çaji i gjelbër dhe obeziteti
Ligji për Sigurime Shëndetësore mbeti vetëm në letër
Flaka Goranci, artistja “e bekuar nga Zoti”
Mjekët e huaj zgjedhin Shqipërinë
Berna, kryeqyteti i tretë ‘më i shëndetshëm’ në Evropë
Antenat celulare, bartëse dhe përcjellëse të rrezatimit radioaktiv “vrasës” në organizëm
Ikja e mjekëve jashtë Kosovës/ Komuna e Suharekes hap konkurs për gjinekolog por asnjë aplikantë
Këto janë sëmundjet që vinë nga ajri i ndotur në Prishtinë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
Dr.Gani Bajraktari: Të lumtë (bravo) Dr.Arbër Morina për futjen e kësaj metode për herë të parë në K...
Përvetësimi në detyrë
Ortopedi i cili ka trajtuar një rast të veçant kirurgjik
Dhunoi partneren dhe kërcënoi me thikë mjekët, prangoset shqiptari në Itali
Albin Kurti jo vetëm vendimin e Haradinajt, por e rrëzon edhe vendimin e Isa Mustafës
Kombinime të ushtrimit aerobik me ato të forcës
Koha vendos gjithçka në vendin e vet dhe dënon ata që lënduan dikë!!
Gjermani: Infermierët merren me larjen, shpëlarjen e pacientëve dhe shpërndarjen e medikamenteve
Pse në Kosovë nevojitet të promovohet motoja "Rri në shtëpi"?
Dr.Elton Bahtiri: Halli i njeriut paralel të ditëve tona, i përshkruar me një ironi të hollë
Ja sa do të jenë pagat e mjekëve dhe infermierëve në Zvicër gjatë koronavirusit
10 Theniet më të bukura për infermieret
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve. Bota sot kremton historinë, kulturën dhe identitetin rom. ...
Në Austri, me shqiptarët që strehuan shqiptarë gjatë pandemisë
Dr.Halil Krasniqi: A jemi të rrezikuar nga virusi Kinez?
Shkova tek mjeku për kollën dhe zbulova që vuaja nga…
"Mjekët dhe infermierët ikën në Gjermani", Rama replikon ashpër me komentuesin
Rasti i parë me AH1N1 në Durrës
Stomatologët kërkojnë punësim në institucionet shtetërore
Mjekët amerikanë po e trajtojnë pacientin me virusin Corona përmes një roboti
Mjekët, infermierët e studentët e mjekësisë po e lëshojnë masivisht Kosovën
Nderojmë sot rënien heroike të bashkëluftëtarit Sadri Zeneli. Ai ishte ndër të parët në Ushtrinë Çli...
Vezika urinare
Ismaili: Rritja e pagave ndalon migrimin e mjekëve
Raporti 24 orësh nga Klinika Infektive Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, në këtë klinik...
Legalizimi i përmbajtjes së rreme
Çka është Kolesteroli?
Infektologët paralajmërojnë që coronavirusi shkakton dëmtime neurologjike, ndërkaq te disa edhe sulm...
Gastronomët shqiptarë në Austri, të lumtur për rihapjen e restoranteve
Kosova ka nënshkruar marrëveshje, kurse Serbia ia ka ndaluar Gjermanisë t’ia marr infermierët
Çfarë është Echo e gjirit?
Kur moshatarët e tij shikonin futboll, ai preferonte vallëzimin
Tahirsylaj paralajmëron temperatura deri në -20 gradë
Maqedoni: Infermieret po ikin jashtë vendit për të punuar
“Nënë Tereza” e Grac-it, ndër shoqatat e para shqiptare në Steiermark
Qytetarët e Kosovës tymosin mbi 300 milionë euro duhan
Ky është sekreti i një lëkure të bukur dhe imuniteti të fortë
Presidenti austriak thyen rregullat: Pas orarit të mbylljes, vazhdon “muhabetin” në restorantin e sh...
Ja cilat janë efektet anësore të injeksionit intramuskular (i.m)!
Ministrja Bajrami mbajti konferencë për media, ku foli rreth aspektit përmbajtësor dhe atij teknik t...
Juristja shqiptare, në shërbim të komunitetit në SHBA
Tritan Kalo: Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, jemi në luftë me një armik të padukshëm, tin...
Oda e Infermierëve të Kosovës e dënon sulmin ndaj dy infermierëve!
Kadri Veseli updated their cover photo.
A e dini se Turqia është një nga rajonet më të pasura në botë me bimë endemike?
Ja cilat profesione po ua marrin jetën kosovarëve?
Specialistja më e re e Endokrinologjisë
Ja sa është paga e Specialistit në Sarajevë!
Qeveria i largon nga puna disa sekretarë të ministrive, i qet në listën tepricë
Zyra Qendrore e FSSHK-së vërteton përmes fotove grevën por jo plotësisht
Çka është spermatozoidi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Që të jesh Mjek…

Tue Feb 12 , 2019
Prof. Dr. Andrea GUDHA: Që të jesh mjek… Hyrje “Mos bëj dëm” titullohet libri bestseller i neurokirugut anglez i ditëve të sotme Henry Marsh, i përkthyer dhe i shqipëruar në mënyrë të përsosur nga eminenca e neurokirurgjisë  shqiptare  Prof. Mentor Petrela e Dr.Florian Dashi. Vet titulli i librit është intrigues. […]