Përsëri specializantët ankohen se nuk janë paguar


Mospagesa me kohë e specializantëve vazhdon edhe këtë muaj.

loading...

Specializantët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk janë paguar për muajin mars ndërsa nuk iu kanë paguar as kujdestaritë e muajit shkurt që paguhen nga Ministria e Shëndetësisë.

Gazeta Shëndeti mëson se mbi 250 Mjekë specializantë edhe pse e kanë kryer punën e tyre me shumë përgjegjësi nuk janë paguar akoma për muajin mars nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu me specializantët të cilët çdo muaj paguhen me vonesë vazhdimisht dhe pjesa më e madhe e specializantëve e konsiderojnë si të padrejtë ku thonë se specializantët janë pjesa më e rëndësishme e QKUK-së dhe kjo qendër klinike mbahet gjallë vetëm nga puna e pandalur e specializantëve.

Ata thanë për Gazetën Shëndeti se shpresojnë që Ministria e Shëndetësisë t’i procedoj sa më shpejt pagat tona dhe nëse nuk paguhen sa më shpejt atëherë vetëm sa do t’a thellojnë gjendjen edhe ashtu të rëndë financiare të Specializantëve.

loading...