Sun. May 22nd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Ezofagu, Mëlçia, Stomaku, Lukthi , Zorrët e holla

Përshkruaje organizimin skematik të motorikës ezofageale

Të njihet organizimi skematik i motorikës ezofagale

Në gjendje të pushimit , ezofagu është i zbrazët , pa ajr apo lëngje dhe nuk përshkohet nga asnjë kontraksion . Ai është i mbyllur në të dy skajet në saje të kontraksioneve tonike të dy sfinkterëve të tij , gjë që mbron njëheresh rrugët e sipërme ajrore dhe pjesën e poshtme të ezofagut nga refluksi . Në momentin e gëlltitjes , menjëherë pas relaksimit të sfinkterit të sipërm të ezofagut ( SSE ) që është ” goja e Kilianit ” për endoskopistët , një valë peristaltike kalon nëpër ezofag nga lart poshtë me shpejtësi prej 3-4 cm / s ( peristaltika primare ) . Sfinkteri i poshtëm i ezofagut ( SPE ) relaksohet para se vala peristaltike ta arrijë . Ky relaksim është i përcjellë nga një kontraksion që e zgjat valën peristaltike.