Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Si mendoni, çfarë personaliteti do të krijojë fëmiu juaj Nëse në fëmijërinë e hershme dhuna ka qenë pjesë e pa ndarë e jetës së tij? Si do të reagojë ai kur të bie në kontakt real me rrezikun nga një person tjetër, jashtë familjes?

Shumë prindër e zgjedhin udhën e dhunës kur fëmija i tyre bën një veprim të gabuar, shpeshherë edhe nga mosdija, apo e zgjedhin dhunën kur kërkojnë nga fëmiu i tyre të ju bindet rreth një kërkese.
Edhe pse duhet ta pranojmë se kjo ka qenë e theksuar më shumë në vitet e mëparshme, por akoma vazhdon si fenomen.

andaj, ne do iu tregojmë në dy pika të shkurta se çka ndodh me psiqikën e tij.  

Si rezultat fëmija ose do të bëhet viktimë në shumë raste, ose do të bëhet një person temperament (me nerva).

Këto 2 forma janë si rrugë të mundshme se si do të duket karakteri i tyre gjatë zhvillimit si njeri, jo që ai zgjedh të shkojë drejt këtyre 2 formave, por që ai, nga përceptimi i tij s’ do të jetë i aftë të dallojë edhe udhët tjera. Ose thënë më ndryshe, kur të vijë në moshën që ai konsiderohet i pjekur do ta kuptojë se shumë zgjedhje të tij janë bërë duke u ndikuar nga ky fakt. Ndoshta me kalimin e kohës edhe e kupton se ka pasur rrugë të tjera për zgjedhje, por koha ec s’ ndalon!

Për t’i bërë mirë vetes e fëmisë suaj, ndaloni këto teknika të rritjes e edukimit. Krijoni më shumë komunikim me të, shpjegoni pse s’ duhet të bëhet një veprim i caktuar përpara se të ngrini dorë mbi të./NetDoktori

[ad_2]

You cannot copy content of this page