Personat me këtë sëmundje po e përjetojnë më rëndë koronavirusin

loading...


Një zbulim më i fundit ka gjetur arsyen e mundshme pse disa njerëz kanë infeksion më të rëndë nga COVID-19 sesa të tjerët. Të kesh nivele të larta të kolesterolit e bën më të lehtë që të ngjitet.

Koronavirusi po i prek njerëzit në forma të ndryshme, me disa që po përjetojnë infeksione të rënda dhe me të tjerët që s’ po kanë aspak simptoma. Tani, një studim i ri thotë se sasia e kolesterolit në një person mund të jetë faktori kyç pse disa e përjetojnë më rëndë virusin, transmeton Lajmi.net.

Gjetjet e këtij studimi tregojnë se ata me kushte të tjera metabolike si diabet (sëmundja e sheqerit) dhe sëmundje kardiovaskulare, të cilët zakonisht kanë nivele më të larta të kolesterolit, kanë më shumë gjasa që të përjetojnë më rëndë COVID-19.

Hulumtuesit gjetën se koronavirusi mund të ngjitet në molekulat e kolesterolit, pasi ato lidhen me receptorin e tyre të rregullt të qelizave të njohur si tipi B1. Kjo ia mundëson virusit një “penallti”, që të kapet mbi patogjenin në mënyrë që proteina e saj të lidhet me receptorin ACE2, duke e lejuar infektimin e qelizës.

Studimi u publikua në Nature Metabolism.

Related posts