Përurohet restaurimi i mullirit të shekullit 19-të në Graboc të Obiliqit


Mulliri i Behramajve

[ad_1]

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka marrë pjesë në përurimin e restaurimit të Mullirit të Behramajve në Graboc të Obiliqit. Mulliri daton nga viti 1864, kurse është restauruar me mjetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

E përcjellë nga kryetari i qytetit të Obiliqit, Xhafer Gashi, ministrja Dumoshi ka inspektuar punën që është bërë në renovimin e Mullirit të Behramajve.

Këtë vizitë Dumoshi e realizoi gjatë një takimi që sot pati në Komunë e Obiliqit e përcjellë nga zëvendësministrat Halil Matoshi dhe Qazim Rrahmani.

“Ky mulli ka një histori dhe i cili i ka mbijetuar fazave të ndryshme të historisë, përplasjeve të ndryshme, sidomos me këtë pjesë të popullatës, e që në luftën e fundit, banorët janë furnizuar me miell prej këtij vendi”, ka thënë ministrja Dumoshi pas vizitës që pati te mulliri i Grabocit.

 

Takimi Gashi Dumoshi

Përveç vizitës në Mullirin e Behramajve, Dumishi ka zhvilluar edhe vizita në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” dhe bibliotekën e qytetit në Obiliq.

Dumoshi ka vlerësuar punë që është bërë këto dy projekte me rëndësi për zhvillimet kulturore në komunën e Obiliqit.

“Lirisht mund të them se kjo është salla më e bukur në gjithë Kosovës, ku mund të organizohen shumë aktivitete kulturore. Kjo është një sallë model për komuna dhe urojë që edhe komunat tjera të bëhen me salla të tilla”, ka thënë Dumoshi, gjatë vizitës që pati në Shtëpinë e Kulturës.

në këto e sipër, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se komuna ka realizuar shumë projekte në bashkëpunim me MKRS-së.

“Edhe projekti për Shtëpinë e Kulturës Xhavit Haziri” është projekt i përbashkët me MKRS-në që ka filluar në kohën e ish -ministrit kujtim Shala dhe ka mbetur vetëm pasisja me inventar”, ka thënë Gashi.

Dumoshi e Gashi vizituan edhe shkollën “Ismail Dumoshi” në Obiliq, e cila mban emrin e heroit të Kosovës, i cili është i ati i ministres Vlora Dumoshi.

 

Salla

 



[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!