Petulla të Ëmbla me Miell Misri dhe Qumësht – Shije në Çdo tryezë

loading...


s’ janë petullat tradicionale që do të përgatisni, por mund të themi se janë ndër më të shijshmet.

Petullat tona të veçanta me miell misri janë lezeti i tryezave ndaj s’ duket t’i humbisni kurrsesi.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre sipas këshillave të AgroWeb.org

Përbërësit

200 gr miell misri

1 litër qumësht

90 gr sheqer

1 lëkurë limoni

150 gr bukë e thekur e grirë

2 vezë

Sheqer pluhur

Vaj luledielli

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të ngrohni qumështin në një tenxhere të thellë.

Po aty shtoni lëkurën e një limoni për t’i dhënë atij më shumë shije e më pas shtoni sheqerin.

Lëreni qumështin të ziejë dhe përzieni herë pas here në mënyrë që sheqeri të shkrihet plotësisht.

Hiqni lëkurën e limonit nga tenxherja kur qumështi të jetë gati.

Vazhdoni me përzierjen dhe pak nga pak shtoni miellin e misrit, derisa të trashet dhe vazhdoni me gatimin për 20 minuta në zjarr të ulët.

Ndërkohë përgatisni një tavë 40 x 30 dhe lyejeni me vaj luledielli.

Kur brumi juaj në texhere të jetë trrashur, shtrojeni me anë të një patule nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës në mënyrë të barabartë.

Lëreni të ftohet ne temperaturë ambienti e më pas futeni në frigorifer për 8 orë ose për gjatë gjithë nates.

Të nesërmen hiqeni nga tava dhe vendoseni në një tavolinë pune dhe filloni ta prisni në rombe me gjerësi 3-4 cm.

Do të formoni rreth 40 copë të cilat duhet t’i zhysni në një enë me 2 vezë të rrahura.

Kalojini më pas tek buka e thekur e grirë dhe vendosini në një pjatë.

Bëjeni këtë proces me të gjithë copëzat dhe ndërkohë vendosni të ngrophet një tigan me vaj luledielli për skuqje.

Kur vaji të jetë i ngrohtë hidhni petullat e para dhe lërini të skuqen derisa të marrin ngjyrë të artë.

Vendosini në një letër thithëse për të hequr vajin e tepërt dhe sipër mund t’i spërkasni sipas dëshirës me pak sheqer pluhur.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *