Pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë

loading...

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj me të cilin janë dakorduar për të pezulluar punimet e rrugës afër Manastirit të Deçanit.

Ky takim vie pasi dje, punimet në Deçan ishin zhvilluar me udhëzim të kryetarit të Deçanit, edhe pse qeveria kishte vendosur që punimet të pezulloheshin.

“Duke e vlerësuar edhe një herë rëndësinë e rrugës që lidh Deçanin me Plavën, përkatësisht Republikën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi, kryeministri Hoti ritheksoi se nevojitet të respektohet legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Hotit

Sipas njoftimit, Ramosaj dhe Hoti u dakorduan për pezullim të punimeve.

“Me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të dakorduar me të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, kryeministri Hoti dhe kryetari Ramosaj u pajtuan që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur afër Manastirit të Deçanit”, thuhet në njoftim.

Punimet në rrugën në Deçan po kundërshtohen nga Manastiri i Deçanit pasi sipas tyre prekin në Zonën e Mbrojtur te ky manastir.

 

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *