Pfizer, Astrazenca apo Moderna? Cila vaksinë është më efektive kundër koronavirusit sipas Lul Rakës


Gjatë rubrikës së përjavshme në kundër të produksionit jonë, “Takim virtual me Shëndritin”, ishte i ftuar mikrobiologu .

Raka foli në detaje për vaksinat kundër , sigurinë e tyre dhe efektet e lehta anësore që ato shkaktojnë pas procesit të vaksinimit. Sipas tij, vaksinat kanë arritur një efikasitet shumë të lartë ndaj virusit në një kohë të shkurtër, ashtu që askush s’ ka besuar që vaksinat në fjalë do të jenë aq efektive ndaj virusit.

Raka ndër të tjera u pyet se cilën nga këto vaksina do ta zgjedhte të parën për përdorim në , Vetëm po të do të ishte në zgjedhjen e tij. Sipas tij, cilado që sigurohej e para nga shteti i Kosovës do të ishte ajo që do ta zgjedhte edhe vetë ai, duke mos bërë dallime në mes vaksinave.

“Cilëndo që e blen më së pari , atë do ta kisha zgjedhur”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu theksoi se sasitë fillestare të vaksinave do të jenë të kufizuara, ashtu mund të mos mjaftojë as për personelin shëndetësor.

“Sasia e parë dhe e dytë e vaksinave do të jenë shumë të kufizuara dhe s’do të mjaftojë as për punëtorët shëndetësorë. Vetëm po të unë e kam kaluar virusin bashkë me disa punëtorë të tjerë, përparësi do të kenë punëtorët tjerë shëndetësorë që s’ e kanë kaluar virusin”, u shpreh ai.

Postime të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *