Philip Kosnett i kërkon partive të largohen nga sherret në kohë të pandemisë, e nga qeveria koordinim më të mirë

loading...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në takimin virtual të kryeministrit Hoti me Forumin e Donatorëve për Rimëkëmbjen Ekonomike të vendit.

Në këtë takim virtual, Kosnett foli për menaxhimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

Ai tha se edhe pse ndërkombëtarët mund të ofrojnë pajisje dhe të shkëmbejnë ekspertiza, ‘as ne s’ e kemi shkopin magjik në mesin e veglave tona’.

Kosnett deklaroi se aftësia e Qeverisë për ta menaxhuar kërcënimin nga COVID-19 më shumë varet nga mobilizimi dhe bashkërenditja e resurseve vendore se ndihma nga jashtë.

“Qeveria duhet të jetë në gjendje të shfaqë vendosmëri për plane të hollësishme që ato të funksionojnë dhe këtu përfshihet mobilizimi i resurseve vendore dhe bashkërenditje më të mirë ndër-ministrore”, tha Kosnett.

“E partitë politike duhet të vënë nevojat e popullit mbi ato të politikës së përditshme, duke u përqendruar në miratimin e shpejtë të ligjeve ekonomike dhe duke i lënë anash shkarjet e zakonshme në sherre provinciale”, ka thënë Kosnett në këtë takim.

Ai ka theksuar se Qeveria duhet të jetë në gjendje të shfaqë vendosmëri për plane të hollësishme që ato të funksionojnë dhe këtu sipas tij, përfshihet mobilizimi i resurseve vendore.

“Çdo vend po përballet me sfidën si të sigurojë më shumë resurse për të adresuar nevojat urgjente mjekësore, si dhe si të rimëkëmbë dhe forcojë ekonominë. Kjo s’ është „lojë e shumës zero”, ku njëri fiton e tjetri humb. Vënia nën kontroll e kërcënimit që vjen nga virusi dhe sigurimi i shëndetit të komunitetit është parakusht i rimëkëmbjes ekonomike”, tha Kosnett gjatë takimit.

Ambasadori amerikan tha se menaxhimi i pandemisë shkon krah për krah me përgatitjet për rimëkëmbjen ekonomike.

“E rimëkëmbja e plotë ekonomike s’ do të jetë e mundshme Vetëm po të dështon menaxhimi i pandemisë”, citohet të ketë thënë Kosnett.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme është takuar virtualisht me Forumin e Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ambasadori i ShBA-ve, Philip Kosnett, përfaqësuesi BE-së, Riccardo Serri, si dhe përfaqëues të vendeve donatore prezentë në Kosovë.

Hoti takohet virtualisht me Forumin e Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *