Po qe se po keni probleme me gjumë, ju jeni duke e vënë në rrezik shëndetin mendor

[ad_1]

Të gjithë e dimë se pagjumësia mund të ketë ndikim të madh në disponimin dhe produktivitetin tonë

Por, tani, sipas specialistëve, duket se sasia e pamjaftueshme e gjumit mund t’jua vë në rrezik shëndetin mendor.

Një studim i fundit ka zbuluar se ritmi i çrregulluar cirkadian mund të shpijë në çrregullime të disponimit dhe në nivele të ulëta të lumturisë.

Pra, çrregullojeni ciklin cirkadian dhe ju do të keni një shëndet të dobët mendor.

Për këtë konstatim, hulumtuesit e Universitetit të Glasgow-it kanë analizuar të dhënat e 91,105 personave.

Udhëheqësja e këtij studimi, Dr. Laura Lyall, thotë se tani edhe zyrtarisht kanë zbuluar një lidhje mes ciklit të çrregulluar cirkadian dhe rrezikut të çrregullimeve të disponimit dhe problemeve tjera mendore. /Telegrafi/

The post Po qe se po keni probleme me gjumë, ju jeni duke e vënë në rrezik shëndetin mendor appeared first on Telegrafi.

[ad_2]