Podujevë – Shënohet incidenti i parë, një i arrestuar për fotografim të votës

loading...


Dy persona në një motorr kanë ekzekutuar të shtunën në mëngjes Ridvan Hysenin (Ramadani), ndërsa ai udhëtonte me makinën e tij në fshatin Mushan, në Shkodër.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti rreth orës 11.20 pranë një pike karburanti. Viktima, pronar i dy lokaleve në Velipojë dhe Shirokë dhe një biznesi të kultivimit të luleve ishte brenda mjetit të tij një BMË X5. Ai u qëllua me breshëri dhe sipas policisë mbeti i vdekur menjëherë. Në vendin e dukurisë u gjetën 20 gëzhoja.

Policia tha se dyshonte për dy autorë që kishin përdorur një motorr, ndërsa është duke kërkuar në kamerat e sigurisë në udhën deri në vendngjarje.

Ndërkohë në ndihmë të policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea. Madje drejt Dajçit kanë shkuar edhe mjete të blinduara.

Familja e Ridvan Hysenit (Ramadanit) është goditur edhe më herët. Në vitin 2008 është vrarë një nga xhaxhallarët e tij, ndërsa në fillim të viteve 90’ një nga dajallarët dhe një kushuri.

Policia po heton një sërë motivesh, përfshi konflikte të vjetra të familjes dhe vrasjen në 28 nëntor 2012 në Shkodër të E. K., që ka patur konflikte me  familjen e dajës së viktimës. Mësohet se 46 vjeçari i vrarë të shtunën ka qenë i dënuar në vitin 2017 për fallsifikim dokumentesh. (reporter.al)

The post Policia e ‘zbut dorën’ për 28 Nëntor, vetëm 486 tiketa të shqiptuara appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Related posts