Poezi për 1 qershorin – shkruar nga Arben Mema
1 Qershori
Rrezet e arta të diellit sot,
Ëmbëlsisht tokës i lëshohen,
Fëmijët kanë festë në k’të botë, Dhe zogjtë e vegjël me ta gëzohen!
Me buqeta lulesh nëpër duar,
Të shoqëruar nga prindërit vetë,
Fëmijët janë aroma më e gëzuar,
Si ajo aromë nuk ka tjetër kjo jetë.
Sot auditoret janë rezervuar për ta,
Gjithandej edhe kudo janë,
Jeta vazhdimësi pa fëmijë nuk ka,
Fëmijët lule në shpirtin e tyre kanë.
Fëmijët janë d’lirësia e kësaj bote,
Shpirti i pastër,bardhësia vetë,
Ata shkatërrime s’i japin k’saj toke,
Janë shembuj edhe për një mbret.
Gëzuar 1 Qershorin🌹