Thu. May 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

🙏Botë e rrumbullakët…🙏

Ti moj e rrumbullakët botë,
Në lëvizje je gjithmonë,
Edhe njeriu tek ty nuk rri kot,
Gjithë jetën mbi ty ai gërmon.

Dikush diku, do t’bëjë diçka,
E ky dikushi, është ghithkushë,
Lumë ai që një punë të mirë ka,
E mjerë ai,që punën s’e ka si fushë!

Dikush ka në dorë një gotë raki,
Dikush ka hapur një shishe birrë,
Dikush gatuan në shtëpi,
Dikush kullon djathë,e nxjerrë hirrë!

Dikush një libër lexon,
Dikush vret kot kohën, në divan,
Dikush për në punë nxiton,
Dikush shkon e kullot ndonjë ajvan.

Dikush shërben në ndonjë plazh,
Dikush është në plazh me pushime,
Dikush punon në ndonjë lavazh,
Dikush në fletore shkruan kujtime

Dikush në internet noton,
Dikush në telefon flet,
Dikush tek eprori raporton,
Dikush një fëmij sjellë në jetë.

Dikush nxjerrë sytë, duke studiuar,
Dikush kuturu në jetë shkon,
I pari me zor idetë i ka realizuar,
E të dytit puna vaj i shkon!

🙏🙏 A.M