Poezi për dasmën – shkruar nga Arben Mema
Dasmat tona.
Malli m’ka marrë,
Të dalë, ku të dalë,
Për dasmat tona
Në qiell të shkoj jehona!
Bukur ishte,
Dasma kur kishte,
Atje në fshatin tonë,
Ku asnjë njeri s’përton.
Netët kur fillonin,
Vendin lezetonin,
Me muzikë e hare,
Për çdo të ri, e të re.
Dasmorët kur vinin,
Peshqeshe sillnin,
Ato ishin për t’uruar,
Miqtë s’kishin t’munguar.
Ndarë nga gratë,
Burrat rrinin veç, në konak,
Tek ata shtrohej rakia,
Si maraton fillonte dollia.
Gratë e bashkuara,
Këndonin të gëzuara,
E kur nuk këndonin,
Muhabetit i’a vëlonin.
Kur dhëndri në lëm dilte,
Një njeri i tij e printe,
Nga dasmorët rrethuar,
Adetet duheshin mbaruar.
Vendi merrte zbukurimin,
Kur krushqit arrinin,
Nusja rrezatonte në kalë,
Si yll me fustan t’bardhë.
Krushqit me nusen në radhë,
Hidhnin valle të paparë,
Dasma mbaronte vonë,
Kur dhëndrin e kyçnin n’dhomë.
Mall për dasma të tilla, pra,
Se dasma të tilla sot nuk ka,
Dasmat sot janë më luksi,
Me kosto që nuk u dihet kursi.
A.M