Poezi për detin – shkruar nga Arben Mema
Ecja buzë detit, me një kalë t’bardhë
Kali serbes rrugën vazhdonte
Përpara na printe një pulëbardhë
Që me rrugën na orientonte.
Pamjen e detit unë sodisja
Valët kërcimin e tyre vazhdonin
Në mendje muzikë Moxarti kisha
Që zhurma e dallgëve e krijonin.
Për pak kohë në blunë e tij humba
Vazhdova shumë gjëra të mendoj
Kur filloj në breg të dilte shkuma
Pulëbardha kalin e ndaloj.
Deti i gjerë, po m’dukeshe vetë jeta
Në një moment seç u frikësova
Nga më erdhi frika kurrë s’e gjeta
I çuditur jam dhe se si u qetësova.
Hura brenda,duke e pershendetur
Sa i vogël isha unë në brendësinë tij
Veshët më dëgjuan muzikë tjetër
Nuk e kuptova e kujt ishte ajo sinfoni
Sa do të kesh njohuri,të dish dhe notë
Fuqia e ujit kurrë nuk nënvlersohet
Duke zotëruar 2/3-tat mbi këtë botë
Edhe vetë jeta me ujin krenohet!
A.M 25.05.2022