Dita e verës
——————
Dhe erdhi përsëri,
Trokiti pranvera,
Haromën dhe lulet,
I solli tek dera!
Mërzitur ky dimër,
U ngrit edhe doli,
Pranvera e brishtë,
Atë vet e përcolli!
Me zor zbriti shkallët,
I lodhur e i plakur,
Shastisur në vete,
I ngjethur i lagur!
Dhe hyri pranëvera,
Gjithëçka e ndryshoi,
Gjelbërimin pa fund,
Kudo e lëshoi!
U ngrita pa pritur,
Një zhurmë në gjumë,
Dhe shohë okllainë,
Vërtitej në brumë!
Gëzuar tha gruaja,
Një falje buzëqeshur,
Me miellin në dorë,
Dhe mëngët përveshur!
Një traditë e bukur,
Traditë shqipëtare,
Vizita mes miqësh,
Kulaçka,vezë e zjarre!
Dhe më erdhi në mëndje,
Kur ishim fëmijë,
Duart me kulacka,
Komshinjë më komshinjë!
E dilnim në rrugë,
Të gjithë me radhë,
E thyenim vezët,
Tamam në një garë!
Sa gjë e bukur,
Më ka marë malli,
Sa lumturohej,
Kushë dilte i pari!
Me vezën në dorë,
E kishim zili,
Pa ja thyer tjetri,
Nuk shkonte në shtëpi!
E nënat e mira,
Gjithmonë pa përtuar,
E ndonjë verore,
Na lidhnin në duar!
Dallëndyshen e parë,
Me sy kur ta shihni,
Atëherë nga dora,
Veroren do hiqni!
Gjëja më e bukur,
Më e bukura fare,
Me shuaj e shkopinj,
Kur ne ndiznim zjarre!
Lepitka dhe çizma,
A ndonjë atlete,
Dhe kush kishte fat,
Gomë bishiklete!
Ngrinim shkopinjët lart,
Me flak e me zjarre,
E shkonim — vinim resht,
Deri tek ura e madhe!
Me zjarrin tek rruga,
Me dru a me kashtë,
Deri natën vonë,
Neve rinim jashtë!
Gratë dhe vajzat,
Kur bënin lakrorë,
Fusnin ndonjë lek,
Për ta gjet me dorë!
Edhe kush e gjente,
Ish njeri me fatë,
Kjo gjë kishte ngelur,
Kështu na thoshin gratë!
Mu kujtuan kto gjëra,
Në këtë ditë të shënuar,
Ndoshta shumë nga ju,
Nuk i kanë haruar!
Vërtet në atë kohë,
Vuajtëm sa u ritëm,
Por thellë brënda nesh,
Ruajtëm traditën!
Edhe pse shpërndarë,
Në botë në çdo anë,
Le t’ja u mësojmë,
Dhe femijëve tanë!
Se është gjë e bukur,
Tradita kur ruhet,
Ashtu si kujtimet,
Kurrë të mos shuhet!
Themi vjen pranëvera,
Me lulet kur troketë,
Por kur hyn në shpirt,
Atëhere … vjen vërtetë!
Fani Duro