Sun. May 22nd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Poezi për fjalët – shkruar nga Margarita Nikolli Bardhi

FJALËT…..

Tërkuzë u lidhen njëra pas tjetrës,
përflokësh, zvarrë, eger, u tërhoqen,
të pabindura u treguan ndaj mendjes,
tutkundet, ngatërruan mbarë boten.

Non – Stop natë e ditë tërtëlluan,
lumi i dërdëllitjeve vërshoi furishem,
në gri universin e shndërruan,
rëndojnë, vrasin, kurrë s’kapërdihen.

Si tufan ulërijnë, t’marrin përpara,
shtëllungë, grykën ta zënë mërzitë,
n’vorbull – tornado të thëna t’pathëna,
nën kthetrat e tyre nis çdo ditë.

Trutharë të bëjnë pa e kuptuar,
vrasin, lëndojnë, shpirtra pa droje,
të kthejnë në “Ishull të harruar”
të ndjekin nga pas, si hije – truproje.

Çfarëdo t’u vësh përpara, t’i ndalje,
s’pyesin për pengesa as për stuhi,
me to pranë, përballë çdo belaje,
ngatërrestare do mbeten gjithnji…

Autore: Margarita Nikolli Bardhi
Tiranë

Poezi për fjalët
Poezi