Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Poezi për fshatin – shkruar nga Diana Filaj

Buzëqeshu Fshati im!!

Më prit,fshati im i bukur
Po përgatitem të të vij
Kaq vite jam larguar
Nuk të kam parë me sy

E gjeta këtë stinë
Të gjej të lulëzuar
Të ruaj në kujtime
Gjithmonë të gjallëruar

Të kemi lënë të vetëm
Por s’të kemi harruar
Kur plagët mbulojn trupin
Tek ty vim për ti shëruar

Na i heq si me magji
Mjafton të mbërrim tek ty
Me kujtimet e vegjëlisë që mban ti
Dhe të vdesësh ,aty ngjallesh përsëri

Do eci nëpër rrugët që jam rritur
Kur bridhja me bishtalecat mbi supe
Dhe fluturat më ndiqnin nga pas
Më thërrisnin gjithmonë ;faqekuqe..?

Të prek pak gurët e tu
Dhe dheun kur më bënte pis
Bregoret kur u delja në maj
Dhe malet me sy ti qëndis

Të shohë pak shtëpinë e vjetër
Oh ..!se di a do mundem dot
Por më duhet ta bëj patjetër
Se kam për të derdhur shumë lotë

Ti takoj me radhë fshatarët e mi
Kujtoj që më buzëqeshnin kur isha fëmijë
Ti përqafoj tu them si kam harruar
Kujtoj dhe më vogëlsirat që kam kaluar

E di që do trishtohem se jan plakur
Në vuajtjet e njëpasnjëshme të vëndit tim
Ndoshta nga flokët mund të jen zbardhur
Por do jenë të njëjtë,nuk kam dyshim

Në xhepin e palltos të dimrit
I futa kujtimet kur ika
I hap i shikoj herë pas here
Të di nga kam ardhur dhe ku u rrita

Buzëqeshu pak dhe nëse je i trishtuar
Bëje për mua ,mos më lëndo
Të fryj dhe erë dhe breshër të bjeri
Vetëm në heshtje mos të të shohë!!

Diana Filaj

You cannot copy content of this page