Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Poezi për gjyshin – shkruar nga Donika Gjoni

 

SA MË MUNGON GJYSHI !

Sa më mungon gjyshi dhe këshillat e tijë,
Këshillat e vyera që na i thoshte n’vogli,
Kujdes moj bija, kujdes për çdo ditë,
Mos bjeni pre, e shëmbëlltyrës së ligë…!

Sa shumë më mori, malli more gjysh!
Që të shohë një herë në ëndërr,
Që të ç’mallem qoftë sa do pak,
Të ta ndjejë, tik-takun e zemrës.

Gjyshi im i dashur, që jetim ai mbeti,
Në moshë tre vjeçare, ku isht fare i vogël,
Mes hallëve të shumta dhe lotit të dergjur,
Ndoshta dhe pa bukë në sofer…!

U rritë i përvuajtur, por shpirtin luftarakë,
Besnikërin në zemër e fisnikërinë në gjakë!
E ndryshoi rrjedhen e jetës, tre djem në konak,
Nipa dhe mbesa, plotë shtëpia për merak!

Ja doli siç ja doli, por dhe emër i la vetit,
Madje dekoruar, me dekorat nderi,
Veteran lufte, xhandar sypatrembur,
Trimërin në gjakë, me t’marr gjakë edhe n’vetull!

Ja doli mbanë jetës, mbi nëntëdhjetë vite jetoi,
Fati gjatë jetës, për besë i eci mbarë,
Mbushur shtëpia plotë gjallëri në votër,
dhe të gjitha vitet, i mbylli faqebardhë.

Ah! Ai gjyshi im zemrakë, që dinte shumë,
por fliste pak!
E la qoshen e ngrohtë, në atë oxhakë,
Iku nga jeta me shpirtin plotë,
E nuk la peng asnjë merak!

Në përkujtim të përvjetorit të12 të ndarjes nga jeta!
***

 

You cannot copy content of this page