Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Poezi për inatin – shkruar nga Arben Mema

Inati

Çdo gjë që më ka rënduar,
Në k’të botë, unë e kam falur,
Mbase edhe kanë përfituar,
Duke menduar se i’a kanë kallur.

Inati brenda shpirtit nuk mbahet,
Ai po s’u shua kthehet në vullkan,
Prej tij edhe vetë shpirti thahet,
Njeriu pastaj s’ka ku gjen derman.

Inati për të keqen është vetë rrënja,
Pasojat negative sjellë pafund,
Ka shumë gjëra për të, të pathëna,
Ai të hedh poshtë çdo vlerë e mund.

Inati, arsyen e ka të kundërtën e saj
Ai nxjerrë jashtë loje edhe logjikën,
Vazhdon me shkatërrimin pastaj,

Duke mos i’a pasur asgjëje frikën.

Inati,në kohë të keqe ështe si rrufeja,
Që atje ku bie çdo gjë shkatërron,
Prandaj le t’ecim me mendësi të reja,
Mendësi që vetë koha na i dikton.

 

You cannot copy content of this page