Poezi për jetën – shkruar nga Drismet Hebibi
JETA ËSHTË NJË LOJË E BUKUR!…
(Një art, që ka për qëllim të arrijë bukurinë, quhet filozofi ose në kuptimin absolut quhet mençuri.)
Fjalët e shërojnë shpirtin,heshtja plagën
Natyrës i pëlqen të fshihet si tē marrēt
Njerëzit t’i mbrojnë ligjet bashk me drejtësinë
ashtu siç mbrojnë familjen dhe muret e qytetit
Zjarri jeton për shkak të vdekjes së Tokës
ajri jeton për shkak të vdekjes së zjarrit
Uji jeton prej vdekjes së ajrit
dhe Toka jeton prej vdekjes së ujit
Nuk është asnjëherë tepër vonë
për të kërkuar një botë të re dikund
Historia është një fëmijë
që bën kështjella prej rëre në breg të detit
Gjersa fëmija është gjithë madhështia
dhe lumturia e pushtetit të njeriut
Të gjitha gjërat vijnë në ekzistencë si konflikt midis dy të kundërtave që mund të njëzohen
Shpirti pikturon ngjyrat e mendimeve tuaja
Jeta është një lojë që fëmijët e luajnë më së bukuri!…