Poezi për kafazin shkruar nga Arben Mema
Kafazi
Mbyllur në kafaz ishte zemra ime
Çelësi i kafazit m’kishte humbur
Erdhe Ti plot nur dhe gëzime
Të pamundurën e bëre të mundur.
Nuk ishte dashur çelësi fare
Kafazi pas teje filloj të gënjehet
E urtë e qetë ngjaje si një manare
Nga marazi kafazi filloj t’zbërthehet.
U mundova copat në tokë t’i bashkoj
Por, copa s’gjeta,pluhur ishin bërë
I çuditur, se gjithë ai kafaz ku shkoj
Të shikoja Ty si një mrekulli e tërë!
12/06/2022/