Sun. Jul 3rd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Poezi për kujtimet – shkruar nga Sulltana Petanaj Kafilaj

Kujtimet rrin zgjuar

Jetonin vetëm me gjyshen e sëmurë
Dhe s’ishte më shumë se 13 vjeç
Me supet e njoma mbante një urë
Dhe përpiqej t’ i bënte ysmet

Pa prindër ishin, ata kishin vdekur
Në kurbet, tutje…në aksident
Në ëndërr çdo nat të mjerët i shihte
I priste… malli kurrë “s’u tretë”…

Çdo ditë ngrihej me vëllan e.vogël
E kulloste në arë lopë edhe dhi
Gjithë ditën punonte,familjen të ndihmonte
Dhe kurrë s’u ankua për fatin e zi.

E djelli i dogji lëkurë e flokë
Dhe këmbët ju çanë nga ugari si bujashkë
Nuk veshi kurrë sandale në këmbë
Jo kurrë s’kish vesh fustan të akllastë

Ju plasën buzët si brazda ugari
Etja e uria sa shumë i mundonin
Kurrë nuk panë se ç ‘kishte shoqëria
Veç për të ardhmen e tyre mendonin

T’ madhit Zot i lutej me zemër
Sa herë që nisej për në shkollë
gjyshja e vjetër ta arrinte ditën
Se donin të mësonin për …doktor

Me hallet rritur,mbuluar me dhimbje
Ajo kurrë nuk harroj të mësoj
Vëllain përkëdhelte që t’mos mërzitej
Se kjo do të kaloj.

Kurrë shpresën se dogji mes flakës së dëshpërimit
Punoj e mësoj për të dy bashkë
Zoti mundimin posht nuk ja hodhi
Të dy u bën me shkollë të lartë

Tani punojnë dhe jeta ka ndryshuar
Veç gjyshja e dhimbësur.nuk është me ta
Me të kujtimet qëndrojnë zgjuar
Si një filëm me metrazh të gjatë

Për shpirtin e saj luten gjithmon
Që e qetë atje në amshim të qëndroj
Se shkollën e punën porosi u la
Dhe ata gjithmon vlerësoj
… …. …. …
Tani që u bën dikushi në jetë
Kurrë nuk i harrojnë për çudi
buzët e plasura si ugare gushti
E shpirti mbushet.gjithë.melankoli.

You cannot copy content of this page