Sun. May 22nd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Poezi për meditimin – shkruar nga Izmit Miti Imeri

 

Meditimi

Sonte sërish s’më merr gjumi,
Meditoj në heshtje dhe s’bëj zë,
Sikur të isha pranë një lumi,
Dhe të gjitha brengat,t’i hidhja mbi të!

Në dhomën time,ulur këmbëkryq,
As ëndërrat sonte si kam pranë,
Por dhe hëna në mjegulla është zhyt,
E unë notoj në detin imagjinatë!

Her her,ndez nga një cigare ,
Duke humbur në shllungat e tymit,
E di që duhani dhe dhimbjet janë vrastare,
Por sikur më bëjnë shoqëri gjatë udhëtimit!

Nganjêher,dëgjoj tik taket e orës,
Por,s’më humbë dot përqëndrimi,
Sërish i vë gishtin kokës,
Çdo gjë mbaron,por jo dhe meditimi!