Thu. May 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Poezi për miqësinë reale dhe virtuale – shkruar nga Agim Jerliu

Poezi, Agim Jerliu

Miqësia reale dhe virtuale

Nuk ka ditë që nuk marrë një ftesë
Nga t’katër anët që kërkojn miqësi
Natyrisht ftesat e tyre, i mirëpres.
Me shumë respekt dorën ju shtri.

Ndonjërin e pranoj e ndonjë e fshi
Pa dëshirën time ndonjërin largoj
Bëhen muaj vite a janë gjall nuk di
S’më mbetet tjetër pos t’i ç’regjitroj

Të jem i sinqertë nuk më vie mirë
Janë disa rende edhe në miqësi
Ata që s’kuptojn kët i heq pa dëshir
Sejcili që bën ftesë rregullat le t’i di

S’më duhen numra po miq të sinqert
Ashtu si shumicën që kam në miqësi
Mirënjohës për ata që janë aq korrekt
Nderojnë mikun me aqë dashamirësi.

Agim Jerliu, Siegburg 03.05.2015
Nga libri I’m,,Dritësime Poetike 2 “