Poezi për miqtë – shkruar nga As Poezi
MIQTË
I dija armiqtë të zi si moti
Per miqtë e jetës,nuk bëja pazar
Do vija dorën ne zjarr së koti
Se do me shisnin ne ndonje hall
As vete se dija se ndodh keshtu
Nje mik i afërt ta njeh merzinë
E te godet ne dite te keqe
Aty ku shpirti ka me dobesi
Se ti i thua çdo gje per veten
Duke e menduar si njeri te mire
Miqësia jote si vlere pa kushte
E ben dhe mikun,te kete zili
Ne fund te fundit tani e kuptoj
Ti mbash me afër, eshte me keq
Prandaj jetoj e bej dallime
Armiqte i njoh dhe miqte i zgjedh!
@As