Sun. Jun 26th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Poezi për Njerëzit dhe Inatin

 

PSE SOT NJERËZIT MBAJNË KAQ INAT?

Ku shkuan shokët që u rritëm bashkë!
ku shkoj burrëria fisnikri e besë,
ku shkoi ciltersia që e ruanim gjatë,
ajo qeshje ëmbël në mëngjez e dark.

Pse nuk gjën më miqë të mirë pa’ interes?
pse nuk mblidhen më si njëherë në festë,
ku shkoi vllezeria që ndanim dhe një vezë,
përse sot njerëzit të shesin për një thes!

Përse valle sot njerëzit mbajnë kaq inat!
ku shkuan ato koh që ndanim një kafshat,
Kushë vallë na futi ne këtë hallë te madhe,
vellai vret vëllain dhe për një gardh.

Nga Godo Mehmetaj

You cannot copy content of this page