Poezi për pleqërinë – shkruar nga Ilirjan Dogana
Pleqëria!!!
I vetëm me cigaren që pi
Në një qoshe ulur rri
Pleqëria më shpejt erdhi
nga ç’kishim menduar,
unë e ti!!
Si kaluan vitet një e nga një,!?
Si ikën pa u kuptuar ?
Që nga rinia
Kurrë të pa numuruar..
Ikin vitet e koha shkon
Pleqëria pran te vjen
Sa do që ti fshihesh
Ajo përsëri të kërkon e te gjen..
E veten gjene në cdo mëngjes
Në një qoshe vetmuar
Ku tymin e cigares
Me aromën e kafes ngatërruar…
Flet me shokun përbri
E medon se të ka dëgjuar
-ai të shikon me habi
Të duket sikur të pyet, cfare po më thua?
— a se sheh që në kujtimet e mija jam harruar
E dita kështu kalon
Mëngjezi përsëri vjen
Të ulur përsëri në një qoshe
Duke shijuar kafen
– – – pleqëri- – –
Ilirjan Dogana
Fjalët kyçe: Poezi për plakjen, Poezi për plakun , Poezi për plakën, Plakja poezi
