Poezia e një mjeku

Nga Prof.dr. Tefë Topalli

Kush e njeh mjekun e ri të klinikës së neurokirurgjisë të spitalit
universitar të Tiranës (sot me emrin “Nënë Tereza”), doktor Emil
Asdurianin (dhe ata janë shumë, ndonëse aty ai shërbeu vetëm 12 vjet),
do të na qortojë për titullin e këtij shkrimi, duke thënë se dr.Emili
kishte poezi, së pari, në profesionin e tij
dhe, mbi të gjitha, kishte poezi fjalën plot admirim, kortezi dhe
respekt jo vetëm me pacientë, por me të gjithë ata që këshilloheshin me
të, me ata që e falënderonin, dhe e kujtojnë sot e gjithë jetën për
dijet e shfaqura, për guximin e veprimeve të tij operative mbi baza
shkencore. Shkruesi i këtyre radhëve e njeh mirë mjekun e ri të viteve
’90, kur përshkonte me aq dinamizëm korridoret e dhomat e të sëmurëve,
kur u fliste hapur atyre dhe me ta gjente gjuhën e duhur për problemet e
diagnostikimit, zhvillimit të mëtejshëm e konkret të sëmundjes, deri në
anamnesën e plotë të saj. I ka takuar autorit të këtij shkrimi të
trajtohet atëherë dhe pas 20 vjetësh në të njëjtin spital që sot mban
emrin e një humanisteje me famë botërore dhe mund të ravijëzojë çfarë ka
ndodhur me shëndetësinë dhe heronjtë e saj, vëllezërit a bijtë e
Hipokratit….por këtu po shprehim dy fjalë për poetikën e një mjeku, që e
kemi adhuruar familjarisht jo veç ne si prindër, por edhe djali ynë i
rritur sot, atëherë në duart e tija, vetëm 5 vjeç…..

Është doktor Emili bir i prejardhur i Armenisë martire, që vuajti
gjenocidin e pashembullt shfarosës të fillim shekullit XX, nga turqit,
një barbari e kohëve moderne, që nuk ka kaluar pa u demaskuar as nga
Gjergj Fishta tek poema “Tatari i Diplomacisë” (1911) të përmbledhjes
“Anzat e Parnasit”, ku shkruan:

Është autori i këtyre vargjeve, njëri prej françeskanëve të shquar
për dije e kulturë e atdhetarizëm, për të cilët shkruan mjeku-poet se në
rininë e tij të ndrydhur brenda një muri të betontë të një diktature, që u mundua të asgjësonte plotësisht lirinë e individit, gjente dhe përpinte me ëndje çdo libër në gjuhë të huaj, mbetur bibliotekave nga një kohë e largët prej fretërve françeskanë.[2] Kishte ngjarë me brezin e doktorit të ri (edhe me tjerë para tij) ajo që thoshte P.Neruda se “sa herë që vritet liria, vdesin poetët”; tek ne ato vite të gjata kishte vdekur njeriu në tërësinë e tij, ishte dehumanizuar.

Të habit jo veç vargu i qëlluar i këtij mjeku-poet, por edhe proza aq
e qartë dhe e ndërtuar bukur në parathëniet e dy përmbledhjeve poetike.
Ato janë ese të mrekullueshme malli për Atdhe dhe ankthi për botën e re
ku ka shkelur prej vitesh tashmë. Janë vargje bashkëbisedimi me veten, si shprehet autori, janë relikte të një jete, që kapërcyen oqeanin, që kur shihen a preken, të shkaktojnë dhimbje e lot, diku edhe lot lamtumire…..

Po, shkruan mjeku i ri në përmbledhjen e parë “Lulet e egra”, ky
është një libër me poezi dashurie shkruar në mërgim, pas një
dhjetëvjeçari mbijetese dhe përshtatjeje me një gjuhë të re, të veshur
me tjetër petk, me mijëra ngjyra e me doke të tjera, me të cilën duhet
të gëzohesha e të vajtoja, me frikën se nuk mund të dëgjohesha më, e për
pasojë nuk mund të mbijetoja më.”

Përgjatë leximit të të poezive të E.Asdurianit bindesh se autori i ri e ka një gen arti të trashëguar dhe të mëkuar nga e ëma, ai ka në vete detin e paanë të krijimit, detin e fëmijërisë dhe të rinisë dhe është futur në të fshehtat e fjalës, në magjinë e saj; se fjala është si vala
e detit, që tërheq e shtyn, godet e mbron, rrëzon dhe ngre, lëmon e
ashpërson, të zbardh me shkumë, por edhe të mbulon me kaltërsinë e
pafund….; prandaj dhe ka aq shumë motive deti në vargjet e doktorit,
sepse kujtimet i zgjojnë xhixhivalët e dëshirën e pafund për të mos braktisur detin, nën përgjimin e syve të babait, ata sy armenë, që mbartnin dhembjen a dashurinë e gjithë botës sime. Poezia, për poetin larg kujtimeve, nuk është vetëm mall, po është
shpesh një bisedim i heshtur me veten, për sa e sa të fshehta që si
valët – fletët e një libri i mbajmë të mbyllura thellë në brendësi të
mendjes…
Emil Asduriani ka njohur e ka hyrë në përmbajtje të mjaft
shkollave poetike moderne, atje në Tokën e Re, që ka zgjedhur të jetojë
dhe është i lirë të modelojë gjuhën e vargun sipas tyre, të dalë nga
skemat e kanonet letrare, t’i thurë vjershat me rendin e valëve, ku mund
të ndërrojë regjistrin e fjalëve si të dojë krijuesi dhe lexuesi, pa
titujt që kufizojnë thelbin, deri edhe tek struktura e polindromit:

Kur, pas leximeve të shumta në shqip e në disa gjuhë të huaja, ai është bindur se libri me poezi ka një tipar tjetër, më të zhdërvjelltë, më të butë, [ku] mund të hysh vjedhurazi nga një dritare edhe pse dera është e hapur,

E.Asduriani nis e derdh dhuntitë e veta për artin

poetik nëpërmjet figuracionit apo hermetizmit, sepse ky art atij i ka ardhur si rreze drite: përmes së cilës autori dhe mjeshtëria e vargut kanë gjetur njëri-tjetrin:

Mbizotërojnë tek tuba e parë poetike “Lulet e egra” poezitë e
dashurisë, të përshkuara të gjitha nga “shigjetë e Kupidit”, ku gjejmë
modele vargënimi me ëmbëlsinë e rimemave shumë të qëlluara, edhe pse
autori nuk vjen në krijimtari si rob i metrikës dhe i klauzolave me
rimë, si në pasazhet e dy poezive në vijim, të cilat ngërthejnë një
organizim sipas mënyrës që e karakterizon sintaksën së vargjeve, ku bie
në sy simetria:

Mjeku ynë poet është i bindur se dashuria vjen nëpërmjet pushtetit të
fjalës dhe magjisë së syve (shikimit) që janë si det, që flasin mbase
më thellë se fjala, që shkëlqejnë e ndizen flakë, që djegin e
shkrumbojnë e pastaj lumturojnë e depërtojnë deri në shpirtin njerëzor,
për ta ngritur atë aq lart:

“Ajo e nxehur s’është, e frikë s’ka më,

plot nga kjo botë ka parë e prapë s’i dha gjë,

ndaj të flet me ata sy, të vetmit që xixëllojnë aty,

gjithçka përreth humbet pa vlerë e pa zë,

lum i krisuri

që e ka prekur, e ka ndier mbytur në atë det atje.

Edhe në pjesën tjetër të poezive pa metër e rimë, ka midis vargjeve
rimema të goditura, në sintagma poetike të afërta apo të largëta, të
cilat vijnë e mbajnë peshën e ritmit dhe timbrit të poezive (me gjithë
dendurinë e rimave foljore), sidomos atyre që kanë temë dashurinë, dhe
ku alternohen rimat foljore me klasa të tjera fjalësh, si:…t’i ndjej paksa/…që dritë s’pa; besomë, asgjë/…nuk e nxë; s’e mbush dot/…që nga sytë nxjerr lot;  jarani yt plak/..e kam në gjak; s’e thonë vërtet/… se
jam poet; i akullt paksa/… më shumë yje ka; ti tek unë/…e thua
“shuuuumë”; t’i dorëzoj të tëra/…e njoma si era; lart e ngre/…si shiu
mbi dhe; e të madhit det/…zemra ime mbet,
etj. Siç ka edhe strofa “të kopsitura” me skema rime klasike:

Falmë, se dita do kthehet përsëri,                       e unë do iki e prapë tek ti do vij,

e ty do të marrë, por edhe mua,      (f. 81)          të rri e të fle mbi qepallat e tua.

Sigurisht që në pasazhe të ndryshme, në labirintet e ndjenjave, kur
individë të qetë e të shtruar vijnë e kapërthehen në botën e hoveve
 njerëzore, bashkimet në sintagma edhe thyejnë ligjet e valencës
semantike, siç gjemë tek “Heshtja jote” (f. 38) në përshkrimet virtuale:
…besomë me sy hapur e mbyllur,/ ato çaste, orë e pak ditë/ kur
s’isha më unë,/kur ti s’ishe më ti,/kur ti ishte frymë-era/ e unë veç i zjarrti lumë.
Si këto, edhe figurat biblike, të rralla për t’u thurur e konceptuar: Si Adami u zgjova,/me shije-mollën e trupit tënd…(f. 93). Ose: …sa herë si era fjalitë m’i prish…(f. 94), pa përmendur skenat e nxehta “këmbët tona…si kulpra putheshin pa pushim…(f. 98); Jepma
ti ballin e lartë, që t’i flas,/edhe pse me retë flet;/Jepmi ata sy që
detit i vodhën thellësinë,/se atje dua të zhytem e të humbas
.(f. 99) etj.

Në vëllimin II “Deti, valët dhe fjalët[7]poeti
zë e del në botën e lirë të vjershërimit, pa masë e rimë, pa skema
theksimi, kështu që “pushteti i fjalës” vjen e rritet duke lënë gjurmët e
tyre në ngjyrimet e ideve, sepse përsëri autori shfaqet i pangopur
në dashuri”. Janë 65 poezi, alternuar me tituj e pa tituj, por një
cikël i lidhur në tematikë dhe i mbushur me botën e pafund të ndjenjave
të bukura që e drejtojnë dhe sundojnë njeriun, që nisin me fjalën “det” e
me Poseidonin-mbret të tij, ku ravijëzohet si vala e valës me valën
dhe mbyllen me verën, stinën që afron aq shumë njeriun me detin. Dhe
dalin varg pas vargu: Karonti plak, Çirçeja e magjisë, Hermesi i
zjarrtë, që përcjellin ndjenjat e pazakonta që kapërthejnë shpirtrat,
prandaj dhe autorit i është dashur të operojë me togje dyshe të tilla,
si: thonj e kthetra, trishtim e gjak, rënkim e mbytje, gaz e çmenduri, kafshim e tkurrje etj.
Vërejmë gjatë leximit se në sekuenca të ndryshme të poezisë, peshën
stilistike dhe forcën shprehëse ta mbajnë kompozita të tilla, si: trupbëshëm,
vështrimngrirë, mendjehumbur, sypërdhe, petalveshur, rrudhëbutat,
këmbëhollat, mendjekthjellët, pedëlehtë, fundtrupi, kryembajtës,
krahëlëshuar, verëmjaltë, llërëpërveshur, hurmëmbël, ngjyrëdielli,
gjoksbardhë, kurorëdritë, gjibutë, shkumprarues,
etj., një pjesë e të cilave mund të shihen si neologjizma.

Veç kësaj, poetika e kësaj përmbledhjeje të Asdurianit, mbështetet
sidomos tek sintagmat e poetizuara në bashkimet dyshe e treshe të
fjalëve, që jo vetëm kanë forcë arti në vetvete, por ngrenë breroren e
vargut, fjalisë dhe vjershës në tërësi. Janë të tilla që edhe shijohen
artistikisht, tërheqin shpirtërisht dhe të futin në kuadrin e ideve që
synon të shprehë poeti: përvëlim i puthjes, fëshfërimë dhimbje, jam
rrebeshi, stuhia jam, si flladi kusar, kala e kujtimeve, lot valësh,
ndjesi egërsie, ndëshkim i mallkuar, puth detin në çdo valë, barkë e
braktisur, puthje kripe, kafshuar butësisht, vështrimin përpij, puthje
fryme, zbukuruar me dritë, gjurmë në rërë të fëmijërisë, thika shtizë e
vështrimit tënd, dlirësi virgjërie, kripë lumturie, fëshfërimë e
këmishës, puhi e frymës tënde, breg kujtimi, kulpërohen rreth meje, t’i
kulpërosh rreth meje, lodhur nga dihatja, zbrazësi e kobshme, jerm
kënaqësie, grindje çamarroke, re të përhumbura, shtrat i zbardhur nga
hëna, shfryn me shkumë (deti), vullkan dëshirash, buzëqeshje sa qielli, i
humbur në humbëtirë, i verbër në errësirë, i shurdhër në heshtje,
etj.

Nuk është “rebelim” poetik i autorit paraqitja e strukturave aq të
lira gjuhësore-poetike, deri edhe në pikësim, por në mënyrë të veçantë,
shfaqja e asaj që quhet vjersha-frazë a poezia-periudhë, përndryshe,
gjithë organizimi i sintaksës në tërësi me një, dy apo deri në 3 – 4
fraza. Është një gjetje gjuhësore, ku mbizotërojnë jo foljet po klasa të
tjera fjalësh; emra, mbiemra, ndajfolje, përemra, përgjatë
vargjeve njëfjalëshe e me pak leksema që mbajnë ritmin e theksat e
poezisë….Aty-këtu, autori vjen dhe e thyen këtë “devijim” nga shkolla e
ngurtë poetike e traditës dhe, duke shtruar ndjenjat e njeriut midis
valëve, puqjen me natyrën, arrin të kthejë në ëmbëlsinë e rimës, si mund
të pohojmë me modelet në vijim, ku shfaqja e rimemave “ujit” gjithë
pasazhin:

Lidhur me shfaqjen e kësaj poetike, si në dy përmbledhjet e
E.Asdurianit, krijimet e tij mund të shihen jo vetëm nga pikëshikimi
letrar dhe artistik, nga figuracioni e teksti, nga leksiku dhe
frazeologjia, kompozicioni dhe klasat e fjalëve, semantika dhe
shprehësia. Një gjë vjen e sigurt për lexuesin dhe çdo hulumtues:
vjershërimi i autorit  ka poezi, ka gjuhë dhe tregues bashkëkohorë të
ndërtimit të vargut; në vështrimin sintaksor, themi se ai ka dhuntinë
letrare të arrijë shprehësinë e figurshme, të përcjellë ndenja të thella
të shpirtit njerëzor. Pa dyshim se poezia dhe letërsia në tërësi, qoftë
edhe proza si paratekst i dy vëllimeve të autorit, i kanë vlejtur dhe i
zënë atij deri diku, vendin e mallit të pashuar për Atdheun e largët,
që ia sjellin më pranë, si dashuri të përjetshme.

[1] Dr. Emil Asdurian
lindi në Tiranë, më 1958. U shkollua në këtë qytet dhe u diplomua me
rezultate të shkëlqyera në UT; punoi për 12 vjet me radhë në klinikën e
neurokirurgjisë dhe u njoh aq shpejt për përgatitjen shkencore,
ndërhyrjet e guximshme në sallën operative dhe, mbi të gjitha, për
komunikimin me pacientë dhe në rrethet shoqërore. Ka kryer specializime
jashtë shtetit: në Francë dhe SHBA, ku dhe emigroi  në vitin 1995. Atje
vazhdon të jetojë edhe sot, duke punuar si pedagog (profesor mjekësie)
në disa kolegje. E ka dashur poezinë si receptues i saj gjithë jetën,
është marrë me përthime të pjesshme nga shumë autorë në zë të letërsisë
botërore, falë gjuhëve të huaja që njeh e ka botuar krijimtari prej
tyre: nga Charles Boudelaire, Arthur Rimbaud, Paul Eluard, Jacque
Prevert, Charles Bukowski, Margaret Atwood, Pablo Neruda, Angel
Gonzales, Cesar Vallejo, Pedro Salinas, etj. Por edhe vetë ka provuar të
shkruajë poezi e ka botuar në këta dy vitet e fundit, dy vëllime
poetike: ”Lulet e egra” dhe “ Deti, valët dhe fjalët” (Botimet Toena,
2015,2016).

[2] Asdurian, Emil. Lulet e egra, Botimet Toena, Tiranë, 2015, f. 7, 8.

[3] Po ai, po ay, f. 10.

[4] polindrom-i, strukturë sintaksore, ku fjalë a fjali mund të lexohen me të njëjtin kuptim nga e

djathta në të majtën dhe anasjelltas, p.sh.: shesh, nën, shish, shosh, mam, sus, Soros, etj.

[5] Po ai, po aty, f. 11-12.

  1. Asdurian, Emil. Lulet e egra, Botimet Toena, Tiranë, 2015, f. 13.

[6] Asdurian, Emil. Lulet e egra,  (Sytë e tu), Botimet Toena, Tiranë, 2015, f. 96.

[7] Asdurian, Emil. Deti, valët dhe fjalët,  Botimet Toena, Tiranë, 2016.

Related posts:

Kirurgu shqiptar, storie suksesi në Gjermani
Situata me Coronavirusin duhet te menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qyt...
Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave
How to increase height: Factors that influence growth
Sukseset s'ndalen: kthehen në funksion të plotë sallat e Ortopedisë
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve. Bota sot kremton historinë, kulturën dhe identitetin rom. ...
Zinku është shërues i plagëve
Organizata Kosovare e Studentëve të Mjekësisë anëtare me drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare ...
Rëndohet situata në Turqi rritet numri i të vdekurve
Dr. Cuculi: “Oda e Mjekëve të Kosovës kërkon para për workshopin që ne e ofruam falas”
Fushata sensibilizuese “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”.
Dr.Jeton Karpuzi : Masat agresive të cilat duhët të merren në mbrojtje ndaj SARS-Cov-2
Kryeministri britanik Boris Johnson shtrohet në spital nga COVID-19
Të dashur miq, Tani kur deklarata nga Shtëpia e Bardhë qartësoi gjithçka rreth të sotmes dhe të ard...
Konfirmohet, dy raste me koronavirus në Kosovë
Pacientja falenderon pa masë Kirurgun Naser Plakollin dhe ekipën kujdestare
Kirurgët nuk e ndalin grevën por e pezullojnë deri në muajin maj
Shqiptarët në Zvicër kanë vetëm 16 ordinanca
Britania kërkon Mjekë dhe Infermierë, lehtësohen procedurat
Do me thënë, vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është shkelje e Kushtetutës, por ama shkelje...
SHBA-ja i dhuron 500 mijë maska mbrojtëse Austrisë
Zbulohet sozia e Edi Ramës, është një mjek neurolog nga Greqia
Zbulohet gjarpri i rrallë me dy koka, funksionojnë në mënyrë të pavarur – Gazeta Koha Jone
Shkencëtarët kanë gjetur diçka të çuditshme në eshtrat e të rinjve
Ja çka shkruan Dr.Halil Krasniqi për Qeverinë e re
Në 24 orët e fundit shërohen 5 personel shëndetësor nga Covid-19, shkon në 27 numri total
Cilët janë faktorët e rrezikut për konstipacion ose kapsllëk?
Qeveria në detyrë mbrëmë ka marrë vendim për zbatimin gradual të reciprocitetit, por qeveria e shkar...
Mjekët italianë paralajmërojnë Evropën për ndikimin e koronavirusit
Ja sa fëmijë kërkuan ndihmë në emergjencë pediatrike!
Dr.Taner Yusuf: Kosovë më befaso një herë për të mirë
Dita e parë e kimioterapisë…, një reflektim që duhet lexuar
Gjeniu shqiptar nga Tirana ka goditur botën e kardiologjisë
Ngjarje tmerri në Greqi, mjekët zbulojnë abuzimin seksual tek foshnja e vdekur nga Siria
Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur
Sot, 21 vjet pas rënies heroike, me respekt të thellë e kujtojmë Agim Ramadanin, njërin prej strateg...
Sot riatdhesohen 150 persona nga SHBA-ja në Kosovë
Kur nuk e pranon injeksionin shkaku i frikës por trajtimi oral del më efektiv
Good Girl Gone Bad
Mjekët kosovarë trajtohen më dinjitetshëm në Gjermani sesa në Kosovë
Mjeku infektolog Valbon Krasniqi tregon më shumë rreth Koronavirusit
Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit
Diola Dosti – Baftiu kandidate për Global Women Awards
Hashim Thaçi: Përpëlitjet e Kurtit
Ligji për Pagat: Doktorët të premtën në grevë!
Kirurgjia Abdominale:Rezultatet e testit për Drejtor
Në QKUK vdes një person nga gripi sezonal, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Operacion i rrallë urologjik në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës
Uran Ismaili po konsiderohet Ministri më i mirë prej pasluftës në Shëndetësi
Australia merr shembull Kosovën rreth Koronavirusit
Verte
Kërcënohet doktoresha në Deçan
Dr.Gani Morina: Taksa, Amerika dhe Gishti i thyer, i ngjyer, i ndyer !
Mjeku Florant Bushe, Personazhi i Vitit 2019 në Gjirokastër
Pasi fitoi betejën me COVID-19, Dhimitër Kraja rikthehet sërish në shërbim
Qeveria do të paguajë hotelin për emigrantët që futen në Shqipëri
Versacion
Ushqimi me fibra, konsumi që ul rreziqet nga sëmundjet
Si e vjedh Vampiri energjinë tuaj?
Ja cilat janë 10 ushqimet që djegin dhjamin!
Çfarë është kanceri i gjirit?
24 vite shkollim për t'u bërë Kirurg por paga më e vogël se e një pastruesi
A janë mjekët kosovarë të përgatitur për coronavirusin, flet Gerxhaliu
Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet do...
Ja çka bëjnë sindikatat për ligjin e pagave
Fluturimet nga Prishtina në Zvicër dhe Gjermani
Kandidatët e papranuar në konkursin për logopedë në QKUK ankohen për parregullsi
Libreza e Punës
Mjekja Shqiptare e cila po arrin majat e suksesit në shkencë në Itali
Ja si t'i mbroni sytë e fëmijëve tuaj!
Vertigo Arteriosklerotike
Banorët në kërkim të një mjeku
132 persona zyrtarë në Kosovë janë sulmuar fizikisht, duke përfshirë edhe mjekët
Arsyet kryesore për shëndetin përse nevojitet të hani vezë çdo ditë – Gazeta Koha Jone
Ministrja Bajrami mbajti konferencë për media, ku foli rreth mësimit në distancë, i cili fillon nesë...
Punëtori i krahut nga Malisheva që rezultoi pozitiv me Covid 19, mbrëmë iku nga Infektiva, sot u lok...
Venerologjia
Kina gënjeu për COVID-19, publikohet dokumenti sekret me shkeljet e bëra
Spanjë, 812 të vdekur dhe 7 600 të prekur nga koronavirusi brenda 24 orëve
Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat
Mjekët, infermierët e studentët e mjekësisë po e lëshojnë masivisht Kosovën
Pak Femra, Shumë Plastikë… Shumë Meshkuj, Pak Burra!
Më 7 prill 1999, në luftë për t'i shpëtuar bashkëluftëtarët e tij ka rënë heroikisht Xhevat Dem...
Mjeku paralajmëron: Rreth 96 milion persona do infektohen me koronavirus, 500 mijë do vdesin
Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurg...
Mungesë e madhe e stafit shëndetësor në Mjekësinë Familjare
Çka është Dialogu Social?
Ja cili Mjek shkruan për librin e parë universitar në Kosovë për SËMUNDJET INFEKTIVE
Ja çfarë fjalë epike shkruan Mjeku për Adem Jasharin!
Ja sa dënoheni për dokumente të rrejshme lidhur me tatimin
Çka është Puna e detyruar ose e dhunshme?
Ja sa dënohet keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet
Kostoja e sëmundjeve kronike të veshkave
Ligji për paga trazon punëtorët e sektorit publik
Paralajmëron mjeku i njohur: Koronavirusi mund të prekë 60 për qind të njerëzimit
Keqpërdorimi i sinjaleve ndërkombëtare të komunikacionit
Ligji për Sigurime Shëndetësore mbeti vetëm në letër
Gazetari Adriatik Kelmendi i bie pishman..
Themelohet Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani
Epidemiologu suedez kundër planit të qeverisë: Shumë njerëz po vdesin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dhjetë mendime mbi Shëndetin dhe Mjekun!

Tue Jan 29 , 2019
“Mos pini asgjë pa e shikuar, mos firmosni asgjë pa e lexuar.” – Thënie spanjolle “Shëndeti është i domosdoshëm, pas moralit.” – Tomas Xheferson “Me sa duket, dy nga problemet më shqetësuese të kohës janë: si të shpëtohet gjysma e popullësisë nga pasojat e urisë dhe gjysma tjetër nga pasojat […]
Molla