Policia jep detaje për plagosjen e gruas nga burri i saj në Klinë

loading...


KALLXO.com para pak minutave raportoi se një grua në fshatin Perqevë të Komunës së Klinës është plagosur nga burri i saj.

Policia ka rajonin e Pejës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme për vrasje në tentative ndaj gruas së tij dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës.

Policia ka bërë të ditur se rasti në polici është raportuar nga vetë i dyshuari.

“Rasti është raportuar në Stacionin Policor në Klinë nga vet i dyshuari A. G.  i cili ka deklaruar që kishte plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij  E. G. duke e qëlluar viktimën me dy plumba në kraharorë, pas një zënke që çifti kishin në mes veti”, njofton policia.

Në njoftim thuhet se gjatë kohës sa familjarët ishin duke e dërguar viktimën për tretman mjekësor, të njëjtit kanë pasur një aksident trafiku.

Policia ka bërë të ditur se familjarët e viktimës kanë humbur kontrollin mbi automjetin me të cilin ishin duke lëvizur dhe kanë dalur jashtë rrugës, kurse në aksident janë lënduar dy persona.

“Viktima e rastit është dërguar me ambulancë në Spitalin Regjional të Pejës për tretman mjekësor përderisa dy të lënduarit në aksident janë dërguar në QMF. në Klinë. Viktima e rastit më pastaj është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK për shkake të gjendjes së rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ndodhisë kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të PK-së, dhe është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet që ka plagosur viktimën.

ndodhi e rëndë në Klinë: Burri qëllon gruan me pistoletë

 

 



Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *