Policia jep detaje për vrasjen në Drenas, ngjarja ka ndodhur në pyll

loading...


Pak minuta më parë u raportua për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, .

Ajo ka treguar se përveç një personi të vrarëm një tjetër ka mbetur i plagosur.

Raporti i plotë nga Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, :

Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit.

Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e dukurisë.

Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me , të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.

Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).

Njëti nga personat e plagosur s’ ka përballuar plagët dhe ka humbur jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Drenas,ndërsa  i plagosuri i dytë, është dërguar për mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj dukuri.

Burimi: Indeksonline

Postime të ngjashme