Skip to toolbar

Policia përdori sprej ndaj trajnerit, zyrtarëve dhe lojtarëve të Prishtinës


loading...

s’ ka shpëtuar pa incident ndeshja e futbollit mes Gjilanit dhe Prishtinës, e cila përfundoi me rezultat 2-1.

Trajnerit të Prishtinës, Armend Dallkut iu është hedhur sprej në fytyrë nga Policia e Kosovës, pas përfundimit të lojës.

Po ashtu edhe zyrtarit të klubit të Prishtinës, Kushtrim Sopës iu është hedhur sprej në sy.

Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët dhe zyrtarët e klubit të Prishtinës kanë tentuar të protestojnë te gjyqtari i lojës Edmond Krasniqi, por që nga ana policisë janë ndaluar me anë të sprejit në fytyrë.

KALLXO.com siguruar video nga vendi i ngjarjes.

 

 



loading...