Poliklinika Endomedica, zgjidhja e duhur për trajtimin e sëmundjeve endokrine


Sëmundjet që lidhen me gjëndrat kërkojnë një delikatesë dhe profesionalizëm të madh në trajtimin e tyre, andaj orientimi në klinikën e duhur është një gjë që duhet ta ketë parasysh çdo pacient.

E vendi i adekuat për të marrë trajtim sa më profesional është pikërisht Poliklinika Endomedica. Mikpritja, profesionalizmi dhe ngrohtësia që ofrojnë janë vetëm disa nga elementët që e bëjnë të vecantë këtë poliklinikë, kësisoj, kur vuajmë nga ndonjë problem endokrin, zgjidhjen veçse e kemi para vetes.

tretmani i problemeve gjëndrore ka si parakusht njohjen e thellë të tyre. E, Poliklinika Endomedica, me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka bërë një përshkrim të detajshëm të sëmundjeve endokrine dhe trajtimit të tyre, për rrjedhojë krijimi i besueshmërisë për endokrinologët e Endomedices vjen krejtësisht natyrshëm për vetë faktin e aftësive profesionale e shkencore që ata zotërojnë.

Shih edhe:  Djathanik i ëmbël: s' do t’jua marrë mendja se sa do t’ju pëlqejë shija e kësaj piteje!

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Departamenti i Endokrinologjisë në Poliklinikën Endomedica Endokrinologjia është studimi i mjekësisë që lidhet me sistemin endokrin, i cili është sistemi që kontrollon hormonet. Endokrinologët janë mjekë të trajnuar posaçërisht që diagnostikojnë sëmundjet që lidhen me gjëndrat. Meqenëse këta mjekë specializohen për këtë fushë, e cila mund të jetë komplekse dhe të kenë simptoma të vështira për t’u zbuluar, një endokrinolog është udhëzuesi juaj më i mirë kur merreni me çështje hormonale. Endokrinologjia fokusohet në gjëndrat endokrine dhe indet që sekretojnë hormone. Sistemi endokrin human përbëhet nga një numër gjëndrash endokrine. Këto gjëndra prodhojnë dhe sekretojnë hormone të cilat kontrollojnë metabolizmin e trupit, rritjen, zhvillimin seksual, si dhe funksione të tjera të trupit. Shërbimet dhe tretmani: – tretmani dhe monitorimi i pacientëve me diabet (sëmundja e sheqerit) Mellitus (Tip 1 dhe Tip 2); – tretmani dhe monitorimi i diabetit (sëmundja e sheqerit) Gestacional (diabetit (sëmundja e sheqerit) të shtatzënisë); – Kontrolli dhe tretmani i komplikacioneve akute dhe kronike të diabetit (sëmundja e sheqerit); – Patologjitë e gjëndrës tiroide (hypotiroidizmi, hypertiroidizmi, struma endemike, struma nodulare, tiroiditet autoimune e virale); – tretmani dhe monitorimi i kancerit të tiroides; – Ultrazëri i gjëndrës tiroide dhe paratiroide; – Kryerja e FNA-Citologjisë së nodujve të tiroides; – Diagnostikimi dhe tretmani i patologjive të paratiroides. – Patologjitë e gjëndrës së hipofizës (Prolactinoma, Akromegalia, Panhypopituitarizmi, Morbus Cushing, diabeti (sëmundja e sheqerit) insipid, etj); – Sёmundjet e gjëndrës mbiveshkores: incidentalomat, neoplazite beninje dhe malinje, sёmundje funksionale (Sindroma Cushing endogjen dhe ekzogjen, hiperaldosteronizmi primar, feokromacitoma), insufiçenca e gjëndrёs mbiveshkore, deficitet e lindura enzimatike (hiperplazia e surrenaleve); – Hipertensioni me origjinё endokrine (Hiperaldosteronizmi primar, Feokromocitoma, Sindroma Cushing, etj); – Ndryshimi i metabolizmit fosfo-kalcik (Hiperparatireoidizmi, Pseudohipoparatireoidismi, Hiperkalçiuria); – Obeziteti; – Osteoporoza; – Dislipidemitë; – Sindroma e ovareve policistike. Mjekët tanë janë të specializuar në trajtimin e patologjive, të cilat rrjedhin si pasojë e disbalancimit hormonal prej gjëndrave endokrine.

Shih edhe:  FOTO: Kërpudha në Mars? Shkencëtarët publikojnë pamjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *