Portali Kosova Sot plason një lajm të rremë kundër Mjekëve dhe kundër QKUK-së



  
Kosova Sot, Shpifje, Shpifës, Lajme

Gazeta Shëndeti do të shkruan të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe do ta sqaroj në hollësi këtë lajm.

Ky lajm (Kosova Sot: Ndërron jetë pacienti, i cili zvarritej ne korridor dhe nuk iu ofrua ndihma nga QKUK-ja) se gjoja pacientit në fjalë nuk iu është dhënë ndihma mjekësore, nuk është aspak i vërtetë. Kjo është një shpifje ndaj Mjekëve dhe QKUK-së e cila është ”gatuar” në kuzhinat e “gënjeshtrave patologjike” të portaleve shpifëse. Kjo nga Mjekët me të cilët ka kontaktuar Gazeta Shëndeti po konsiderohet si shpifje e mënyrës së pacipë dhe të paskrupullt. Ata thanë se kjo është një luftë e ashpër kundër mjekëve dhe tashmë po shihet se ka kaluar pragun e arsyeshmërisë dhe ka arritur kulmin e “çmendurisë mediatike”.

Gazeta Shëndeti ka informuar saktë qysh ditën e parë kur ka qenë pacienti në fjalë dhe ka demantuar mediat tjera (lexo:Portali Insajderi shpif pacipërisht ndaj Mjekëve) kur kanë shkruar lajme të rreme në lidhje me këtë pacient.

Shih edhe:  CIA plan to flush out Bin Laden through fake vaccine drive has driven jab hesitancy in Pakistan

Pacienti në fjalë ka marr shërbimin e duhur specialistik nga Specialisti i Mjekësisë Emergjente, nga Specialisti i Kirurgjisë Abdominale, nga Specialisti i Kardiologjisë dhe nga Specialisti i Gastroenterologjisë.Pra ky pacient është kontrolluar nga 4 Mjekë Specialistë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Pas këtyre kontrolllave të kryera pacienti në fjalë është lëshuar në shtëpi, pasi nuk ka pasur indikacion për hospitalizim në qendren klinike. Nga burimet tona të sigurta kemi mësuar se pacienti ka qenë në pritoren për përcjellës dhe pacienti është trajtuar duke respektuar të gjitha procedurat mjekësore dhe pasi që pacienti është trajtuar është lëshuar për në shtëpi me rekomandimet dhe këshillat për përdorimin e barnave por ai ka refuzuar që të largohet nga aty.

Pra ky shkrim trillues i portalit Kosova Sot po konsiderohet si i qëllimshëm me tendencën e vetme: dëmtimin e Mjekëve dhe QKUK-së.

Shih edhe:  Covid: UK could be 'back to normal by the end of the year' if vaccines continue to work, says SAGE
Ndaj atij lajmi pati reaguar publikisht edhe Dr.Besnik Ibishi (lexo: Dr.Besnik Ibishi reagon ndaj shkrimit të Portalit insajderi) duke thënë se me atë shkrim vetëm sa po nxisin urrejtje dhe mallkim ndaj Mjekëve vetëm sa për të bërë like dhe komente.

Pacienti është kontrolluar dhe për këtë Gazeta Shëndeti posedon edhe dëshminë nga protokoli zyrtar i Qendrës Emergjente në lidhje me mjekimin dhe trajtimin e pacientit në fjalë.

Ndaj shkrimeve në media pati reaguar edhe drejtori i Klinikës Emergjente Basri Lenjani duke demantuar mediat se kinse pacienti në fjalë nuk është trajtuar dhe mjekuar(lexo: Lenjani: Pacienti i moshuar është trajtuar denjësisht).

Ekzistojnë edhe dëshmi nga kamerat e sigurisë të Qendrës Emergjente kur është kontrolluar pacienti ! 

Pacienti kur është lëshuar nga Qendra Emergjente, nuk ka pasur askënd nga familjarët për të udhëtuar deri në Mitrovicë pasi e kanë lënë vet (lexo: Familjarët e të moshuarit e lan vet në Emergjencë) dhe për shkak të temperaturave të ulta, pacienti nuk ka mundur të qëndronte jashtë Klinikës Emergjente për të pritur derisa dikush të vinte dhe ta merrte për t’a dërguar në shtëpi.

E njoftojmë publikun e gjërë se Portali Kosova Sot po shpif agresivisht ndaj Mjekëve dhe QKUK-së.

Shih edhe:  Esophageal cancers resurrect ancient retroviruses hidden in our genome -- ScienceDaily

Çdo Portal në trojet shqiptare duhet t’a ketë të qartë se Mjekët nuk janë të obliguar që pasi t’i kontrollojnë pacientët t’i dërgojnë në shtëpitë e tyre pra nuk mund t’a lozin rolin e taksistit.

As Qendra Klinike Universitare nuk ka mundësi që pasi të lëshohen pacientët t’i dërgoj në shtëpi, sepse kjo nuk është e rregulluar me ligj dhe nuk konsiderohet obligim i QKUK-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *