pranë 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë


Javën e fundit në Kosovë kanë rënë rastet e të infektuarve me COVID-19. Por i lartë vazhdon të jetë numri i të vdekurve nga ky virus.

Vetëm gjatë ditës së djeshme 11 pacientë humben betejën me Coronavirusin. duke e çuar në 2, 173 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Numri i rasteve aktive është 8, 841. Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533,764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,173 raste të vdekjes.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94,174 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.841.

Shih edhe:  Shkencëtarët në ndjekje të varianteve të reja të COVID-19 që mund të depërtojnë vaksinën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *