Presidenti të zgjidhet pas një procesi të ri zgjedhor


Kryetari Lëvizjes , Albin Kurti, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes, Liburn Aliu, dhe deputetja Fitore Pacolli, kanë pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesin e Posaçëm të -së, ambasadorin Tomas Szunyog, zëvendësin e tij, Riccardo Serri, dhe këshilltaren politike, Blerta Bejtullahu.

Sipas njoftimit të -së, në takim u diskutua për gjendjen politike, zgjedhjen e presidentit ku Kurti kishte deklaruar se kjo duhet të bëhet pasi të kenë folur qytetarët në një proces të ri zgjedhor.

Sipas Kurtit, qeveria aktuale s’ ka legjitimitet dhe është bërë jofunksionale. Kjo qeveri sipas kreut të -së s’ mund të bëjë zhvillim ekonomik dhe lëvizje të vendit drejt -së.

Szunyog në anën tjetër, theksoi rëndësinë e dialogut me Serbinë si dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Lëvizjes :

“Sot, kryetari Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. , i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes, z. Liburn Aliu, dhe deputetja, znj. Fitore Pacolli, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, zëvendësin e tij, z. Riccardo Serri, dhe këshilltaren politike, znj. Blerta Bejtullahu.

Gjatë takimit u diskutua situata aktuale politike në , dhe çështja e zgjedhjes së presidentit. Kryetari Kurti theksoi se është tejët e rëndësishme që presidenti i ri të zgjedhet pasi që të kenë folur qytetarët në një proces të ri demokratik zgjedhor. Kjo pasi qeveria e tanishme s’ ka legjitimitet dhe i Kosovës është bërë jofunksional. Kur s’ kemi keqqeverisje është mosqeverisje.

Kjo qeveri s’ është në gjendje ta drejtojë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet.

Ambassador Szunyog nënvizoi rëndësinë e funksionimit demokratik të institucioneve, një të aftë për të miratuar ligje, nevojën e vazhdimit të dialogut me Serbinë, dhe nevojën për avancimin dhe zbatimin e agjendës së MSA-së.

Kryetari Kurti bëri të ditur se agjenda evropiane e shtetit tonë është e rëndësishme për zhvillim dhe avancim të shtetit të Kosovës. Tani kur po përballet me pandeminë dhe që ajo po ka në ekonomi, më së shumti kemi nevojë për politika zhvillimore dhe mbështetëse për qytetarët dhe bizneset në vend. ndërsa, për dialogun - është i domosdoshëm një fillim i ri që procesi të ketë kredibilitet. për këtë, duhet të ndodh demokratizimi dhe evropianizimi i dialogut, zëvendësimi i qasjes transaksionale me atë transformuese dhe transatlantike.

dyja palët u pajtuan se është e nevojshme dhe e dobishme që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin.”



Postime të ngjashme