Presidenti Thaçi ngushëllon për vdekjen e Adem Mikullovcit

loading...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar për vdekjen e aktorit dhe ish-deputetit, Adem Mukullovci.

me anë të një postimi në Facebook, presidenti Thaçi ka thënë se Adem Mikullovci, si aktor, por edhe deputet gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë.

“Sot qenka ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci. Edhe si aktor, edhe si delegat që votoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, por edhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë. Kontributi i tij në art, kulturë dhe politikë do të kujtohet përgjithmonë. Ngushëllime familjes Mikullovci dhe të gjithë artdashësve, miqve dhe të afërmve të tij!”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

Aktori dhe ish-deputeti Adem Mikullovci ka ndërruar jetë  sot në orët e hershme të mëngjesit në moshën 81 vjeçare.

 

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *