Prishtina fiton Superkupën e Kosovës

loading...


KB Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll në kategorinë e djemve, duke e mposhtur Bashkimin në finale me rezultat të ngushtë 74-73.

Çereku i parë u fitua nga kryeqytetasit me rezultat 12-11.

Edhe në çerekun e dytë u zhvillua lojë interesante nga të dy skuadrat të cilat luftuan për çdo top. Çereku i dytë përfundoi me rezultat 35-34, për Prishtinën.

Edhe në periodën e tretë sfida ishte me kthesa, ku Sigali krijon epërsi prej 55:49, megjithatë, Portokallinjtë rikthehen duke kaluar në epërsi 56:57, ndërsa me dy pikë të Altin Morinës përfundoi çereku i tretë 58:57.

Në 10 minutat e fundit, Prishtina krijoi epëri 64:57, por prizrenasit me një seri prej 3:11 kaluan në epërsi 67:68, duke e bërë ndeshjen më dramatike, tre minuta nga fundi i përballjes, madje e thelluan edhe më shumë epërsinë në 67:72, 1:11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Bardhekaltrit s’ u dorëzuan dhe afruan rezultatin në 72:73, kur kishin mbetur edhe 13 sekonda, e më pas kaluan në epërsi me dy pikë nga Edmond Azemi, duke triumfuar në fund me rezultat 74:73.



Related posts