Prishtina fitona me lehtësi ndaj Besë së Pejës


loading...

Prishtina ka shënuar fitore të lehtë ndaj Besës së Pejës me rezultat 4-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligë.

Otto John ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke shënuar hat-trick.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 3’ me Otto Johnin.

Në minutën e 25’ John e dyfishoi epërsinë e kryeqytetasve.

Ashtu si në pjesën e parë edhe të dytën, Prishtina e nisi furishëm duke e trefishuar epërsinë në minutën e 60’ me Otto Johnin i cili e kompletoi hat-trickun e tij në këtë ndeshje.

Mërgim Pefqeli shënoi për 4-0, në minutën e 70’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e tretë me 8 pikë.

ndërsa, Besa në vendin e nëntë me tri pikë.



loading...