Prishtina, kryeqytet i papastërt – FOTO

loading...


Shtatë kontigjentë s’ po mund të i ‘përbinë’ mbeturinat në rrugën “Hamëz Jashari” në kryeqytet.

Mbeturinat nëpër Prishtinë janë bërë rutinë për të gjithë banorët në shumicën e lagjeve të cilat janë të mbushura me mbeturina dhe se askush s’ përkujdeset që të pastrohen.

Në këtë rrugë kontigjentët janë të stërmbushur nga mbeturinat, përveç pamjes së shëmtuar kundërmojnë edhe aromë të pakëndshme, kushdo që kalon në atë pjesë nevojitet të përkujdeset që mos të thithë ajrin e ndotur që gjendet në atë pjesë por edhe të mos preket nga insektet të cilat gjenden aty për shkak të mbeturinave.

KALLXO.com ka bërë foto në këtë rrugë, ku shihet se shtatë kontigjentët (Shportat) në atë pjesë s’ janë të mjaftueshëm për gjithë ato mbeturina që gjenden në atë pjesë, askush s’ i largon ato mbeturina nga këta kontigjentë.

Edhe pse Institucionet Shëndetësore në vend vazhdimisht po bëjnë thirrje që të mbahet higjena personale për shkak të pandemisëCOVID-19 po i harrojnë lagjet e papastërta ku mbeturinat s’ largohen pothuajse asnjëherë nga aty.

KALLXO.com vazhdimisht raporton për papastërtiti nëpër komuna të ndryshme në vend, ku qytetarët dërgojnë fotografi dhe video.



Related posts