Prishtina ndeshjen ndaj Lincoln do ta zhvillojë me lojtar krejtësisht të tjerë

loading...

Klubi i futbollit ‘Prishtina’ ka njoftuar se UEFA ka dhënë vendimin që ndeshja ndaj Lincoln do të luhet.

Por sipas njoftimit, Prishtina do të përfaqësohet me skuadër krejtësisht tjetër dhe jo me ata që ishin në Gjibraltar.

“FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dal në ndihmë Prishtinës. Prishtina që nga pranimi në UEFA iu ka gëzuar çdo rezultati pozitiv të skuadrave tona në arenën ndërkombëtare, prejse suksesi në Evropë ndihmon të gjithë futbollin kosovar”, thuhet në njoftimin e klubit.

Po ashtu, Prishtina po lufton që ndeshjen ta luaj për të shtunën me 22 gusht, e jo të premten si ka qenë e vendosur nga vendasit e Lincoln.

Kjo ndeshje është në kuadër të fazës parakualifikuese të Europa League.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *