Prishtina nga dhjetori do t’i subvencionojë edhe dy kategori sociale me nga 80 euro

loading...


Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar dy kategori sociale do të subvencionohen me nga 80 euro.

‘Kategoritë e radhës për ndihma:

Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilin person në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor!’, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij social në Instagram.

Related posts