Prishtina paralajmëron tërheqjen nga garat në futboll

loading...

Klubi i Futbollit, Prishtina, pas humbjes ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës, ka paralajmëruar tërheqjen nga garat e futbollit.

nëpërmjet faqes zyrtare të klubit në Facebook, Prishtina ka njoftuar se pjesëtarë të këtij klubi janë dëmtuar nga Policia e Kosovës, pasi ka hedhur sprej në drejtim të tyre.

“Nga sulmi i policisë, sidomos nga spreji i përdorur, por ka edhe lëndime tjera”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Po ashtu Prishtina, ka shkruar se 99 % do të tërhiqet nga garat.

“FC Prishtina me gjasë, 99% do të tërhiqet nga garat!”, thuhet në tjetrin postim të klubit.

Prishtina pas humbjes nga Gjilani e ka humbur vendin e dytë duke rënë në vendin e katërt.

 

Gjilani shënon fitore dramatike ndaj Prishtinës



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *