Prishtinasit i gjendet drogë e armë pa leje në shtëpi

loading...

Një burrë është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

I njëjti sipas raportit ditor policor, posedonte lëndë narkotike e armë pa leje.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalet e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 507 gram substanca narkotike të llojit marihuanë, një peshore digjitale, tri armë zjarri, dhjetë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një veturë dhe një telefon.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *