Prishtinë, fyen prindërit dhe kërkon para prej tyre

loading...

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti brenda shtëpisë së tij kishte fyer dhe kishte kërkuar para nga prindërit e tij.

Pas këtij veprimi, i dyshuari nga nervoza me thikë e ka lënduar veten në këmbë.

Si pasojë e veprimeve të djalit të tyre, prindërit janë ndier të frikësuar dhe rrezikuar, prandaj i dyshuari pasi ka marr tretman mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *