Prishtinë: Hajni zihet në flagrancë rrahë policët


loading...

Nxënësit e arsimit profesional e kanë të vështirë të mbajnë praktikë profesional tek bizneset e vendit.

Kjo sipas auditorit ndodhë për shkak që institucionet e arsimit profesional s’ kanë memorandume bashkëpunimi me bizneset.

“Praktikë e mirë e evidentuar tek të gjitha IAAP-të është që ato lidhin marrëveshje apo memorandume bashkëpunimi dhe realizojnë praktikën profesionale nëpër biznese me veprimtari të cilat janë në përputhje të plotë me profilet që ato ofrojnë. Pavarësisht këtyre, ka pasur raste kur për profile të caktuara, IAAP-të s’ kanë pasur asnjë marrëveshje me biznese dhe si rrjedhojë nxënësit e atyre profileve s’ i janë nënshtruar praktikës profesionale në teren”, ka bërë të ditur auditori në raportin vjetor për arsimin dhe aftësimin profesional.

Auditori ka theksuar se gjendje më e mirë sa i përket realizimit të praktikës profesionale në biznese është evidentuar në 4 shkollat që janë nën menaxhimin e Agjencisë dhe sipas tyre,  kjo është arritur edhe për faktin se këto IAAP janë përkrahur shpesh herë nga donatorë të ndryshëm.

Sipas raportit të ZKA-së, procesi i praktikës profesionale në biznese është përcjellë me mangësi të tjera të cilat kanë vështirësuar ende më shumë realizimin me sukses të këtij procesi.

“Mangësitë e tilla përfshijnë: Në shumicën e marrëveshjeve apo memorandumeve të bashkëpunimit në mes të IAAP-ve dhe bizneseve s’ është i përcaktuar aspak numri i nxënësve që do të përfshihen në praktikë profesionale, orët e parapara për t’iu alokuar praktikës profesionale s’ përmbushen për asnjërën nga klasat, monitorimi i praktikës profesionale nga IAAP-të është shumë i dobët pasi që është më shumë i natyrës teknike/administrative se sa përmbajtësore”, thuhet më tej.

Tutje ZKA thotë se një prej shkaktarëve kryesor që procesi i praktikës profesionale përcillet me vështirësi dhe mangësi të shumta është mungesa e një subjekti ndërmjetësues që do të ishte përgjegjës për koordinimin e bashkëpunimit në mes të IAAP-ve dhe bizneseve.

“Zyra për bashkëpunim me biznese është e paraparë edhe me Ligjin për AAP për t’u themeluar, mirëpo një zyrë e tillë ende s’ është themeluar. Marrëveshjet dhe memorandumet e mirëkuptimit lidhen në mes të menaxhmentit apo mësimdhënësve të IAAP-ve dhe bizneseve dhe një gjë e tillë nevojitet përmendur se është vullnetare dhe jo obligative”, ka theksuar auditori.

Auditori ka theksuar se monitorimi i dobët i praktikës profesionale ka ardhur si rezultat i mungesës së prezencës së mësimdhënësit të lëndës apo personit përgjegjës të IAAP-së gjatë kryerjes së praktikës profesionale.

Po ashtu, është evidentuar se përgjegjësi kryesore e bizneseve që pranojnë të kenë nxënës për kryerjen e praktikës profesionale është raportimi tek IAAP-të për vijueshmërinë e nxënësve dhe në raste të rralla raportimi për ndonjë nxënës që mund të tregojë aftësi më të dalluara se të tjerët.

“Pra, s’ ka raporte të detajuara të cilat do të tregonin se punët që janë kryer gjatë praktikës profesionale korrespondojnë me plan programin mësimor të atij profili dhe me aftësitë e parapara për t’u përfituar nga nxënësit”, thuhet më tej.

“Monitorimi i dobët i nxënësve gjatë kryerjes së praktikës profesionale ka rezultuar shpesh herë në dukuri negative. siç është mos prezenca e një numri të madh të nxënësve në mbajtjen e praktikës profesionale pavarësisht që kanë qenë të caktuar nga shkolla për të marrë pjesë”, është thënë në raport.

 

The post Veseli: Ta ruajmë njëri – tjetrin appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

loading...