Prishtinë, komuna nënshkruan kontratë për kifle, por pandemia pamundëson shërbimin në shkolla

loading...


Komuna e Prishtinës që nga fillimi i pandemisë COVID-19 s’ ka shpërndarë kifle për nxënës të ciklit të ulët nëpër shkolla fillore.

E arsyeja kryesore nga komuna është se tani bartja e tyre mund të paraqes rrezik si dhe oraret e ndryshuara me skenarët e rinj.

Gjithashtu edhe në maunalin e Ministrisë së Arsimit për mësim gjatë kohës së pandemisë përmendet mos bartja e kifleve.

Përkundër kësaj, komuna në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka nënshkruar kontratë për furnizim më kifle.

Në nëntor të vitit 2019 komuna kishte hapur tender për furnizim me kifle për nxënës të ciklit të ulët në shkolla fillore, kohëzgjatja e saj parashihej të zgjaste gjashtë muaj.

Në muajin shkurt 2020, komuna nënshkroi kontratë kornizë më vlerë 247 mijë euro, e cila pritej të hynte në fuqi në maj 2020 me afat kohor prej 6 muaj nga koha e nënshkrimit.

Autoriteti kontraktues “Premium Bakery” ishte përfitues i kësaj kontrate.

Kjo kontratë pritej të hynte në zbatim më 25 maj 2020 dhe përfundoi 6 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.

Përkundër nënshkrimit të kësaj kontrate nga ana e Komunës së Prishtinës, nxënësit e ciklit të ulët si shkak i masave të reja të pandemisë, s’ kanë marr shujtën e tyre ditore.

Në javën e dytë të marsit mësimi kaloi në formatin online si shkak i rasteve të para me COVID-19, në anën tjetër tenderi i nënshkruar kishte afat 6 mujor, përkatësisht deri në muajin gusht.

Flamur Osmani nga zyra e prokurimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë për Kallxo.com, se kontrata për kifle është me Agjencinë Qendrore të Prokurimit dhe sapo të krijohen kushtet e përshtatshme do fillojë shpërndarja e shujtave.

“Kontrata me numër prokurimi 616 19 196 111 “Furnizimi me kifle” është lidhur në muajin shkurt dhe ka hyrë në fuqi në muajin maj. s’ është përdorur prejse në muajin mars shkollat kanë ndërprerë procesin mësimor dhe kanë kaluar në mësim online, për shkak të situatës që dihet me pandeminë. Kur shkollat kanë filluar procesin mësimor me 15 mars , mësimi ka filluar bazuar në protokollin e miratuar nga MASHT për zhvillimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë dhe rrjedhimisht praktikisht s’ ka qenë e përshtatshme shpërndarja e shujtave në shkollë prejse e kemi konsideruar edhe për shkak të orarit të shkurtër të procesit mësimor të mos fillojmë në shtator shpërndarjen e shujtave. Tani kontrata për kifle është me AQP dhe në momentin që  krijohen kushtet e përshtatshme me pandeminë do te fillojmë shpërndarjen e shujtave”, është shprehur Osmani.

Agjencia Qendrore e Prokurimit është përgjegjëse për zhvillimin e prokurimeve të përbashkëta për Autoritete Kontraktuese, aktivitetet e prokurimit kryhen me kërkesën e këtyre të fundit.

AQP gjithashtu bënë edhe përzgjedhjen e kompanive të cilët janë më të përshtatshme për tu bërë pjesë e një procedure tenderimi.

 



Related posts