Prizren, grabitësit hynë në market, dëshmitari shtie me armë për t’i frikësuar

loading...

Katër persona me maskë kanë hyrë me një market në Prizren për grabitje.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:31 dhe është raportuar nga një dëshmitar.

Sipas policisë,  dëshmitari ka informuar se katër persona të panjohur të maskuar me një veturë kanë hyrë me forcë në një market, ndërsa vetë ai për t’i frikësuar të dyshuarit ka shtënë në ajër.

Policia bën të ditur se është konfiskuar pistoleta me shtatë fishekë (për të cilin kishte leje) dhe katër gëzhoja. Rasti është  duke u hetuar.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *